Shqipëria mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët, por të ftohtë. Në ekstremin verior gjatë paradites do të ketë vranësira kalimtare.
Pasditja vijon me kthjellime deri në mbrëmje kur vranësira kalimtare shfaqen në të gjitha zonat malore.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit në zonat jugore, ndërsa mesdita sjell një rritje me 2-3 gradë C, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore.
Sipas Meteoalb, era do të fryjë e lehtë deri në mesatare me shpejtësi 30km/h nga verilindja, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.