Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

PARASHIKIMI/ “I është bërë halë në sy, së shpejti plas lufta Rama-Veliaj”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PARASHIKIMI/ “I është bërë halë në sy, së shpejti plas lufta Rama-Veliaj”

Një përplasje e fuqishme brenda Partisë Socialiste parashikohet për vitin 2019, në fushën politike. Është Mustafa Nano ai që ka bërë disa parashikime për vitin e ardhshëm.

Sipas tij fillimisht do të shuhet protesta, e më pas do të ketë një përplasje Rama-Veliaj.

Jo vetëm kaq, por Nano shkruan se Veliaj i është bërë Ramës ‘halë në sy’. Sipas gazetarit, kryeministri do të tentojë ta largojë Veliajn nga Bashkia e Tiranës, por nuk do ta ketë të lehtë.

“Doni t’ju bëj disa parashikime për vitin e ardhshëm në planin politik? Mirë atëherë, po provoj. Viti i ardhshëm do fillojë me shpërbërjen e protestës studentore, e cila, sidoqoftë, mund të quhet e dobishme. Sepse së pari, ekspozoi problemet që ekzistojnë brenda sistemit tonë universitar, së dyti u bë shkak që të bëhen një numër ndërhyrjesh brenda këtij sistemi, dhe së treti e rifreskoi disi jetën publike shqiptare që ishte shndërruar në një ligatinë nga cepi në cep. Por protesta nuk i dha asnjë goditje sistemit politik, e në përgjithësi rendit të gjërave. Pas kësaj proteste, të vjen të recitosh vargjet e njohura: Selanik e tatëpjetë/siç ka qenë do të jetë. Edi Rama do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit. E do tentojë të marrë një mandat të tretë. Për këtë gjë po punon si në ethe. Nuk është se ka në kokë objektiva për të arritur. Jo, jo, ka vetëm tahmanë për pushtet dhe nuk merret vesh se për çfarë i duhet ky pushtet kur nuk ka fuqi të largojë qoftë edhe një ministër në një kohë që do duhej t’i largonte të gjithë”, u shpreh Nano.

Përplasja Veliaj-Rama

“Tani, ai vërtet nuk ka fuqi të largojë një ministër, por Erion Veliajn mund ta largojë. Ky i fundit i është bërë halë në sy. Sepse po e sfidon Frenkeinsteinin e vet, që është Rama, dhe kjo gjë në Partinë Socialiste është bërë zakon. E bëri edhe Rama me Nanon. Viti që vjen pra do të jetë viti i përplasjes së madhe mes Ramës e Veliajt. Ramës i ka shkuar në mendje ta largojë Veliajn, por edhe aq të lehtë nuk e ka. E di shumë mirë se nëse Veliaj mbetet në krye të bashkisë së Tiranës, është keq. Por edhe ta largojë prej andej, është po njësoj keq. As Veliaj nuk e ka të lehtë të zgjedhë në këtë situatë. Letrat janë zbuluar tanimë, dhe si t’i shpallë luftë Ramës, si të vendosë t’i bëhet rrogoz atij, ai rrezikon po njësoj. Ngado që t’i vijmë vërdallë këtij diskutimi, është e sigurtë që do të kemi një luftë civile brenda partisë socialiste. Një luftë “të përgjakshme”. Ushtritë janë duke u rreshtuar”, tha Nano gjatë emisionit të tij, Provokacija.

TË LIDHURA

Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur
Aktualitet

Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur

14:40 | 13/02/2026
QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar
Aktualitet

QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

14:03 | 13/02/2026
Në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit te AKSHI, jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj. Ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit te AKSHI, jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj. Ja kush e zëvendëson

13:49 | 13/02/2026
Next Post
Qipro, shpërthen anija-cisternë. Lëndohen 5 persona

Qipro, shpërthen anija-cisternë. Lëndohen 5 persona

Incidenti me Braçen/ “Na provokoi”, studentët tregojnë çfarë u tha zv.kryeministri

Incidenti me Braçen/ “Na provokoi”, studentët tregojnë çfarë u tha zv.kryeministri

VIDEO/ Kush janë 5 burgjet më të tmerrshme në planet

VIDEO/ Kush janë 5 burgjet më të tmerrshme në planet







JU REKOMANDOJMË

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan
Bota

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan

by mirseda
15:09 | 13/02/2026
0

Palestinezët e zhvendosur në Deir al-Balah po bëjnë dekorime duke pritur muajin e shenjtë të Ramazanit, pavarësisht...

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme

15:07 | 13/02/2026
Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur

Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur

14:40 | 13/02/2026
Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re

Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re

14:32 | 13/02/2026
QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

14:03 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com