Një nga thirrjet e studentëve që po protestojnë është mbajtja larg e forumeve politike.
Shumë prej studentëve e kanë deklaruar dhe më herët që protesta e tyre lidhet me kushtet ekonomike dhe sociale, dhe nuk ka asnjë ngjyrim partiak.
‘’Jo politikë, jo politikë”, kanë thënë në një zë të rinjtë që janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.
“Do të kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit, dhe më pas do të hyjmë në grevë urie”, është shprehur një nga studentët e Fakultetit Juridik.