Instituti i Statistikave në të dhënat e publikuara thotë se në tremujorin e tretë të vitit 2017, papunësia në vend është 13.6%. Shkalla e përqindjes së sipërme është 1.1% më e ulët në ktahasim më të njëjtën përiudhë të një viti më parë, ndërsa krahasuar me tremujorin e e dytë të këtij viti është 0.3 % më pak. Bazuar në të dhënat e anketave të Forcës së punës dallon qartë disa tendenca të reja të tregut.
Sektorët që kanë gjeneruar më shumë punësim, ka gjeneruar sektori i shërbimeve dhe sektori i industrisë në raport me tremujorin e vititi 2016, ndërsa sektori i bujqësisë ka humbur terren dhe vijon të tkurret.
Por si janë raportet e të papunëve mes femrave dhe meshkujve në tregun e punës. Shkalla e papunësisë mbetet e lartë tëk të dyja gjinitë dhe nuk ka ndonjë rritje të njerës apo tjetrës gjini.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës
Instituti i Statistikave vlerëson se në tremujorin e tretë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 67,1 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 0,2 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues është rritur me 0,3 pikë përqindje.
“Për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 58 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 76 %. Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ka rënë me 1,2 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt është rritur me 0,7 pikë përqindje” -shpjegohet në anketë.
Pjesën dërmuese të pjesëmarrësve në forcat e punës e përbën grupi I atyre që I përkasin moshës 30-64 vjeç me 77.5 për qind kurse tek të rinjtë shkalla e pjesëmarrjes mbetet relativisht me ulët me 45.2%.Punësimi sipas anketës
“Shkalla e punësimit për meshkujt 15-64 vjeç është 64,7 %, ndërsa për femrat 50,5 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e punësimit për meshkujt është rritur me 1,3 pikë përqindje, ndërsa për femrat ka rënë me 0,3 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 33,5 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2017, shkalla e punësimit është 69,3 % Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i tretë i vitit 2016 në tremujorin e tretë të vitit 2017, është 1,9 %.”-pasqyron INSTAT.
Nga ana tjetër në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 8 % në sektorin e shërbimeve dhe 0,8 % në sektorin e industrisë. Në sektorin e bujqësisë pati një rënie të punësimit prej 3,8 %.
“Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë 2017, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart pësoi një rritje prej 1,4 %. Punësimi u rrit në sektorin e industrisë me 3,4 %, në sektorin e shërbimeve me 1,6 %, dhe në aktivitetet bujqësore me 0,1 %” -nënvizon INSTAT.
Papunësia
Papunësia mbetet më e lartë për meshkujt nëse do ti referohemi shkallës zyrtare të papunësisë. Kjo shkallë tek meshkujt është 14,3 % dhe për femrat është 12,6 %. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 26 %. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2017 është 1,4 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e dytë 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 0,4 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 10,6 %. Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 1,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë ka rënë me 0,2 pikë përqindje.