Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pandemia/ Do ta eliminojmë, apo do detyrohemi të bashkëjetojmë me të?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

E kemi pyetur veten shpesh muajt e fundit:Kur do të përfundojë kjo pandemi? Kur do të jenë maskat një kujtim i largët? Sipas disave, Covid-19 është këtu për të qëndruar. Sigurisht jo duke e trazuar jetën tonë të përditshme si tani, por do të bëhet endemik, domethënë i ngjashëm me një grip sezonal.

Shumë ekspertë besojnë se çrrënjosja totale e kësaj sëmundje është e pamundur. Por një studim i botuar në “British Medical Journal Global Health”, e nxit më tej këtë debat duke argumentuar se çrrënjosja e Covid-19 është e mundur.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit morën parasysh 17 faktorë që ndikojnë në arritjen e këtij qëllimi. Mes tyre janë variablat teknikë, si hezitimi për t’u vaksinuar, kohëzgjatja e imunitetit nga vaksinimit dhe përhapja e varianteve të reja më ngjitëse dhe më rezistente të virusit.

Por edhe faktorë politikë, socialë dhe ekonomikë, siç është pranimi nga qytetarët i masave kufizuese dhe aftësia e qeverive të ndryshme për të menaxhuar emergjencën shëndetësore.

Jemi duke bashkëjetuar tashmë me virusin

Secilit faktor iu caktuan nga 0 deri në 3 pikë, për të kuptuar nëse zhdukja e Covid-19, e kuptuar si “reduktim i përhershëm në zero i incidencës mbarëbotërore të infeksionit”, ishte apo jo e realizueshme.

Sipas rezultateve, çrrënjosja e Covid-19 jo vetëm që do të ishte e mundur, por do të ishte gjithashtu më e thjeshtë se sa në të kaluarën me dy sterotipet e poliomielitit (sëmundje thuajse e zhdukur plotësisht).

Me një rezultat mesatar prej 1.6 (një shifër më e lartë që përputhet me një lehtësi më të madhe të çrrënjosjes), Covid-19 renditet midis poliomielitit (1.5) dhe shumë më poshtë sëmundjes së lisë (2.7), e cila u arrit të zhdukej në vitin 1979.

Nga e thëna në të bërë…

Por nëse është e vërtetë që çrrënjosja e Covid-19 është e mundur, është e vështirë të imagjinohet se mund të ndodhë pa një vullnet të fortë politik të shoqëruar me investime të mëdha ekonomike dhe pa një bashkëpunim social të gjerë.

Dhe është thelbësore, të kuptojmë që të gjithë jetojmë në të njëjtin planet, dhe se pandemia aktuale mund të mposhtet vetëm së bashku. Për sa kohë që secili sheh vetëm oborrin e tij, duke folur për shembull për dozat e treta të vaksinës, kur 3/4 e botës nuk ka marrë ende asnjë dozë, çrrënjosja e kësaj sëmundjeje (dhe të tjerave) do të jetë vërtet e pamundur. / Focus – Bota.al

Tags: pandemiavaksina

TË LIDHURA

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”
Bota

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

22:18 | 27/02/2026
Aksident në Milano: Tramvaji del nga shinat, disa të plagosur; “Menduam se ishte tërmet”
Bota

Aksident në Milano: Tramvaji del nga shinat, disa të plagosur; “Menduam se ishte tërmet”

17:45 | 27/02/2026
SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë
Bota

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

10:31 | 27/02/2026
Next Post

Kosovë/ Bilanc negativ nga infektimet, 8 humbje jete

Të planifikuara dy fluturime/ Nesër mbërrijnë afganët e parë në Shqipëri?

“Edvin i ke bërë gati valixhet”/ Ish-deputeti thumbon Ramën: Shqiptarët shpëtuan nga mjerimi

“Ballkani i Hapur” sjell të vërtetat që harruam







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos
Showbizz

“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos

by mirseda
22:48 | 27/02/2026
0

Selin dhe Gimbo kanë darkuar bashkë, tashmë larg banorëve të tjerë. Me një kërkesë të Gimbos, Vëllai...

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

22:18 | 27/02/2026
Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

21:53 | 27/02/2026
Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

21:24 | 27/02/2026
Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

21:04 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com