Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pandemia/ A është e mjaftueshme distanca 2 metra

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pandemia/ A është e mjaftueshme distanca 2 metra

Shkencëtarët amerikanë thanë se kanë diktuar grimca infektive të koronavirusit deri në një distancë prej 4.8 metrash larg pacientëve të shtruar në spital.

Shkencëtarët thanë se distanca prej 2 metrash e pranuar gjerësisht si normë për distancimin fizik jep një “ndjesi të rreme të sigurisë” dhe mund të bëjë që grupe të mëdha njerëzish të ekspozohen ndaj sëmundjes.

Studimi, i kryer në Universitetin e Floridës, nuk i është nënshtruar oponencës nga shkencëtarë të tjerë.

Ndërkohë, një test pështyme për të zbuluar COVID-19 i krijuar nga Universiteti Yale dhe i financuar nga Shoqata Kombëtare e Basketbollit (NBA) mori të shtunën miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për përdorim emergjence.

SalivaDirect është testi i pestë i pështymës i miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për sëmundjen. Ai analizon pështymën e njerëzve që mendojnë se kanë koronavirus.

Testi shihet si më i shpejtë, sepse marrja e rezultatit kërkon më pak se 24 orë. Ai është relativisht i lirë, rreth 10 dollarë, dhe më i thjeshtë, sepse përdor pështymën, pa nevojën e një shtupe hundësh.

Miratimi i testit të ri vjen ndërkohë që numri ditor i testimeve të konfirmuara të koronavirusit të kryera në SHBA ka rënë për herë të parë, megjithë thirrjet e disa zyrtarëve të shëndetit publik dhe atyre federalë për të rritur ndjeshëm testimet.

Disa statistika tregojnë se gjatë muajit gusht, në SHBA u testuan çdo ditë rreth 733,000 njerëz, më pak se muajin paraardhës kur ky numër ishte 750,000.

Rënia mund të ketë lidhje me faktin se është ulur numri i njerëzve që kërkojnë të testohen, pasi numri i rasteve të konfirmuara është stabilizuar pas pikut të arritur gjatë kësaj vere.

Gjithashtu, shumë njerëz heqin dorë nga testimi për shkak të kohës së gjatë të pritjes dhe vonesave në marrjen e rezultatit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, të dielën, numri i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën ishte më shumë se 21 milion. SHBA ka më tepër se 5.3 milion raste e ndjekur nga Brazili, me 3.3 milion, shkruan “Voa”.

Tags: distancëmetrapandemia

TË LIDHURA

OKB për dosjet e Epstein: Akuzat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit
Analizë

OKB për dosjet e Epstein: Akuzat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit

09:21 | 18/02/2026
Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune
Analizë

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

09:15 | 18/02/2026
Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

22:28 | 17/02/2026
Next Post
Ndeshjet me më shumë gola në historinë e Champions League

Ndeshjet me më shumë gola në historinë e Champions League

Koreja e Jugut dhe SHBA, gati për stërvitjet e përbashkëta të martën

Koreja e Jugut dhe SHBA, gati për stërvitjet e përbashkëta të martën

Sevilla përballë United në betejën për finalen e Europa League

Sevilla përballë United në betejën për finalen e Europa League







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

OKB për dosjet e Epstein: Akuzat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit
Analizë

OKB për dosjet e Epstein: Akuzat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit

by mirseda
09:21 | 18/02/2026
0

Miliona të dhëna që lidhen me autorin e ndjerë të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein, sugjerojnë ekzistencën e...

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

09:15 | 18/02/2026
Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë

Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë

08:56 | 18/02/2026
Shqipëria mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII,në fokus zhvillimi ekonomik,bashkëpunimin rajonal

Shqipëria mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII,në fokus zhvillimi ekonomik,bashkëpunimin rajonal

08:49 | 18/02/2026
Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

22:28 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com