Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pamjet skandaloze/Qumështi dhe gjalpi shiten mes pisllëkut

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Pamjet skandaloze/Qumështi dhe gjalpi shiten mes pisllëkut

Shumë afër kryeqytetit ndodhet tregu i Kamzës, i cili është një prej tregjeve më problematike sa i takon sigurisë ushqimore. Tregtarë të ndryshëm dalin çdo ditë për të shitur fruta, perime apo produkte të tjera si qumështi e nënproduktet e tij. Edhe pse është e ndaluar të shesësh në shishe plastike, ato shihen masivisht në çdo cep të rrugës. Tregtarët thonë për Tirana Today se nuk i përdorin bidonët plastikë më shumë se dy herë, por deformimi i tyre tregon se konsumohen më shpesh. Duke rrezikuar në këtë mënyrë jetën e konsumatorëve.

TT- Ku i gjen këto shishet?

Shitësja 1 –Mi japin gratë që marrin qumështin.

TT –I riciklon?

Shitësja 1 –Po.

TT –Sa fitim ke?

Shitësja 1 –Për Zotin, atë muhabet jam duke bërë. Mundimi është shumë i madh dhe është shumë lirë.

TT –Kur të mbetet qumështi, ku e çon?

Shitësja 1 –E çoj në shtëpi, e më pas e bëj gjizë e djathë.

TT –Gjalpë është ky?

Shitësja 2 –Po, gjalpë.

TT –Sa e shet?

Shitësja 2 –Ta peshoj, se është me peshë.

TT –Nuk është e rrezikshme që ti e mban këtu jashtë dhe jo në frigorifer?

Shitësja 2 –Prej frigoriferit e kam marr.

TT –Për sa e mban këtu, sa orë qëndron?

Shitësja 2 –Dy orë e iki.

TT –Reziston gjalpi për dy orë?

Shitësja 2-Po, është mall i freskët.

TT –Qumësht shet?

Shitësja 2-Po.

TT –Shishet ku i gjeni?

Shitësja 2-I blej me një lokal 100 lekë copa. Asnjëherë nuk e përdor bidonin 2 herë.

Një tregtar thotë për Tirana Today se ka raste kur shitës të ndryshëm blejnë shishe nga persona të cilët i mbledhin në koshat e plehrave.

“Dhe mund të ketë, si i thonë një fjale që ‘pyll pa derra, nuk ka’. Mua këto mi ka sjellë vetë klienti sot. Por, unë gjithmonë i blej në dyqan, sepse e di që janë shumë të rrezikshme të përdorësh më shumë se dy herë një shishe plastike. Nuk përdorim ato të qelqit, pasi janë më të shtrenjta dhe nuk gjendet lehtë.

Edhe të shesësh qumështin në rrugë, e di shumë mirë që nuk është e sigurt. Por, nuk kemi çfarë të bëjmë. Këtu ne nuk kemi një treg ku të dalim, e të shesim. As neve nuk na pëlqen të dalim çdo ditë me çantën në kurriz e të qëndrojmë me frikë, teksa mundohemi të nxjerrim bukën e gojës.”

Teksa për një tjetër qytetarë, më e rrezikshme është të blesh qumësht apo nënprodukte nëpër dyqane. Kjo pasi nuk të ofrojnë asnjë siguri, madje shpesh herë janë të skaduar.

“Unë e tregtoj vetë qumështin, më mirë të pi atë që kam në shtëpinë time, sesa të pi nëpër supermarkete. Ky është qumështi më i mirë dhe më i pastër.”

Edhe pse duket si një situatë normale, banorët thonë se nuk ndjehen aspak të sigurt me ushqimet që konsumojnë. Sipas tyre kjo gjendje vazhdon të jetë e njëjtë prej vitesh, por përsëri asnjë inspektor i AKU nuk kanë shkuar asnjëherë për të ndaluar këta tregtarë të sheshin në rrugë.

“Inspektorët e AKU-së janë me recetë, të adresuar nga persona që, shko atje e blloko. Por, ky është turp, pasi është një korrupsion total. Unë asnjëherë nuk kam blerë produkte të bulmetit të cilat shiten në rrugë, pasi janë të dëmshme, nuk mund t’i hash.”

“Ne nuk jemi aspak të sigurt me ushqimet që konsumojmë. Madje rrezikojmë shumë për shëndetin tonë. Pavarësisht se kushtet janë skandaloze, janë të pakët ata njerëz të cilët i blejnë në dyqane, pasi shumica i blejnë këtu në treg. Dhe duke parë se çfarë konsumojnë janë shumë të fortë.

Gjithmonë kjo situatë ka qenë, madje dita-ditës bëhet edhe më keq. Unë nuk kam parë asnjëherë inspektorë të AKU-së. Sepse nëse do të kishin ardhur, nuk do ishte kjo situatë. As AKU e as Bashkia nuk kanë menduar për të zgjidhur këtë situatë.” TIRANA TODAY

Tags: AKUbashkiabulmetkushte skandalozembeturinambyll sytëpasiguria ushqimorepisllëqequmeshtshesinTregtarëtTregu i Kamzës

TË LIDHURA

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz
Aktualitet

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

22:08 | 24/10/2025
Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona
Aktualitet

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq
Aktualitet

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq

20:43 | 24/10/2025
Next Post
Ka surpriza në formacion, Panucci e ka të qartë si të mposhtë Izraelin

Ka surpriza në formacion, Panucci e ka të qartë si të mposhtë Izraelin

Pritet takimi me Trump, Kim Jong-Un ndryshon qëndrim për testet bërthamore

Kim Jong Un jep fjalën: Për tre vite flini të qetë, nuk prodhojmë armë bërthamore

“Gjithçka ishte mbyllur me Cityn, por më pas erdhi Chelsea dhe…”

“Gjithçka ishte mbyllur me Cityn, por më pas erdhi Chelsea dhe...”







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025




TË FUNDIT

U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian
Bota

U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian

by mirseda
08:22 | 25/10/2025
0

Policia britanike ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për një azilkërkues etiopian, i cili u lirua...

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

22:28 | 24/10/2025
Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

22:13 | 24/10/2025
Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

22:08 | 24/10/2025
Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

21:24 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com