Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pamjet e përplasjes fizike të biznesmenes nga Lazarati, zbardhet konflikti

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Pamjet e përplasjes fizike të biznesmenes nga Lazarati, zbardhet konflikti

Në media sot qarkulloi lajmi i dhunimit të një biznesmeneje nga Lazarati i Gjirokastrës, e cila pretendon se është dhunuar nga nipi i burrit të saj. Dhunuesi i dyshuar u shoqërua nga policia, dhe më pas u la i lirë.

Emisioni “Stop” në Tv Klan trajtoi mbrëmjen e sotme këtë rast dhe ka siguruar pamje ekskluzive të “dhunimit” të pretenduar të biznesmenes.

https://www.youtube.com/watch?v=9uPL6m0ztCg&feature=emb_title

Në pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit të Lavdie Buzherit ku pretendohet që ndodhi përplasja fizike, duket qartë që nipi i bashkëshortit të saj nuk e ka sulmuar.

Këtë histori, emisioni “Stop” po e investigonte prej disa kohësh, pasi problematika që kulmoi sot i ka rrënjët disa vite më parë. Hajro Buzheri, kunati i biznesmenes Lavdie Buzheri, ishte emigrant në Janinë të Greqisë që prej vitit ’90.

Aty bënte punë të ndryshme krahu dhe deri në vitin 1999 kishte kursyer 30 milionë Dhrahmi, që me kursin e këmbimit sot i bien rreth 150 mijë Euro. Këto kursime i kishte mbyllur në bankën greke “NBG” në Janinë. Fatkeqësisht, në vitin 1999 Hajro Buzheri ndërron jetë si pasojë e një sëmundje në mëlçi.

Pas vdekjes së tij, zhduken edhe paratë. Djemtë e të ndjerit kërkuan paratë dhe dyshuan se mund t’i kishte marrë xhaxhai i tyre Islam Buzheri në bashkëpunim me drejtorin e bankës greke në Janinë.

Gazetari i emisionit “Stop” udhëtoi drejt Janinës, aty ky u takua me Rigers Buzherin. Ky i fundit është njëri nga djemtë e të ndjerit. Rigersi ka shpjeguar për emisionin “Stop” se si zbuluan për mungesën e kursimeve të babait të tyre.

Rigers Buzheri: Kam një problem këtu në Janinë, një problem me bankën greke NBG, aty kemi pasur një depozitë të babait tonë i cili për fat të keq nuk jeton më që prej vitit 1999. Kemi pasur një depozitë prej 30 milionë Dhrahmi. Dhe pas disa kohësh kur ne kemi zbuluar librezën e asaj depozite kemi vënë re që këto Dhrahmi janë tërhequr pas vdekjes së babait tonë.

Ndërsa bashkëshortja e të ndjerit thotë se ka qenë në dijeni të kursimeve në bankën greke “NBG” në Janinë, vetëm kur pa librezën që ato ishin tërhequr.

Bashkëshorta e të ndjerit: “Shkaku që ai humbi jetën jetën, kishte cerozë në mëlçi. Dhe vazhdoi gati 1 vit i sëmurë, kaluam në Janinë, në spital, atje humbi jetën. Dhe gjatë gjithë kohës punonte, ikte në Greqi, vinte. Punonte, në suva, çfarë t’i dilte përpara, punëtor ishte. Vinte në shtëpi, ikte prapë andej, kishte vënë Lekët në bankë. Isha në dijeni të shumës së parave që ishin në bankë. Pas humbjes së bashkëshortit, marr librezën shikoj ishin tërhequr paratë nga libreza, ishin marrë”.

Vëllai i të ndjerit, Islam Buzheri e pranon që i ka tërhequr ai 30 milionë Dhrahmi (150 mijë Euro) nga banka greke. Kjo duket në bisedën që bën me nipin Alfons Buzheri, ku pranon se ka tërhequr nga banka kursimet e babait të tij dhe nuk ia ka dhënë.

Xhaxhai Islam Buzheri: Do më falësh, që ndodhi kjo …! Më dëgjo pak me kujdes!

Nipi Alfons Buzheri: Lekët e babës tim…,lekët! Të lutem lekët e babës tim, që janë marrë nga banka! Pse i ke marrë?

Xhaxhai Islam Buzheri: Këtu me mua, janë marrë lekët..

Nipi Alfons Buzheri: Pse i ke marrë?

Xhaxhai Islam Buzheri: Tani, po më filmon mua?

Nipi Alfons Buzheri: Po të filmoj, pse mos të filmoj?!

Xhaxhai Islam Buzheri: Lekët, e parë e punës, janë marrë nga unë.

Nipi Alfons Buzheri: Nga ty …?! Janë marrë nga ty?

Xhaxhai Islam Buzheri: dhe kjo punë s’ka lidhje me këtë çështje.

Eksperti Arben Malaj shpjegon se vjedhja e këtyre parave nuk është më çështje administrative e bankës në Janinë, por vepër penale. Sipas tij, Prokuroria e Gjirokastrës duhet të nisë hetim se si kursimet e të ndjerit Hajro Buzheri u zhdukën nga banka greke dhe familja e tij nuk mori asgjë, por rezulton që janë tërhequr nga vëllai.

Arben Malaj: Rasti konkret tashmë është një çështje penale, fatkeqësisht midis pjesëtarëve të një familje, dhe ka vetëm një rrugë, rrugën gjyqësore. As bankat greke, por dhe po të kishte ndodhur në bankat shqiptare, nuk mundet ta ndihmonin dot palën e dëmtuar pa një vendim gjyqësor. Janë jo të pakta rastet dhe në realitetin shqiptar ku shumë familje janë futur në grindje pikërisht për mungesën e kulturës ligjore të ndarjes së pasurive të tyre, edhe kur janë gjallë, por sidomos kur personat që kanë vdekur nuk kanë lënë një testament për të qartësuar raportet e ndarjes së pasurisë së tyre. Dhe në këtë aspekt është mirë që të bëjmë një sensibilizim publik, pra media, banka qendrore, shoqata e bankave, duhet të sensibilizojnë gjithnjë e më shumë depozituesit shqiptarë, punonjësit shqiptarë, kursimtarët shqiparë, që ato që nxjerrin me aq shumë sakrificë e djersë të mos e humbasin për shkak të pakujdesive në aspektin ligjor në çdo lloj marrëdhënie që krijohet midis tyre. /tvklan.al

Tags: biznesmeneLavdie BuzheriLazarat

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Administratori i firmos refuzimin e ndërtimit të shtëpisë, familja jeton n’çadër

Administratori i firmos refuzimin e ndërtimit të shtëpisë, familja jeton n'çadër

Shkarkohet trajneri i Premier Ligës

Shkarkohet trajneri i Premier Ligës

“Po bën si i çakallosur”, Ngjela zbulon kujt i trembet Meta

"Po bën si i çakallosur", Ngjela zbulon kujt i trembet Meta







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com