Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin pak minuta më parë. Tërmeti me magnitudë 6.9 i shkallës rihter, ka shembur disa ndërtesa, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për viktima.
Erdogan shkruan se të gjitha autoritetet janë në terren, dhe po punojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të evakuimit.
“.. jemi pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në rajon, me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës”, shkruan presidenti turk.