Në Karolinën e Veriut janë publikuar disa pamje filmike nga kamera e një patrulle policore, që tregojnë dy oficerë policie duke qëlluar me armë një grua. Edhe pse ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit korrik, videoja u bë publike dje.
https://www.youtube.com/watch?v=HcPyps8abec
Pasi mori një thirrje për një aksident rrugor, policia shkoi në vendngjarje. Jashtë makinës ndodhej e shtrirë 50-vjeçarja Tina Renee Medlin. Në momentin që afrohen oficerët e policisë, ajo ngrihet dhe menjëherë vendos dorën në brez. Policët u njoftuan nga një dëshmitar në vendngjarje se gruaja ishte e armatosur raorton Daily Mail.
Oficerët i kërkuan që të mos bënte asnjë veprim dhe të mos e nxirrte armën. 50-vjeçarja nisi të qëllonte me armë. Si pasojë dy oficerët u kundërpërgjigjën dhe Tina Renee Medlin mori dy plumba në trup. Tri ditë më vonë 50-vjeçarja ndërroi jetë në spital, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.