Pamjet e pabesueshme në këtë video janë filmuar nga një zhytës pranë ishullit të vogël vullkanik Ascension, që i përket Britanisë së Madhe.
https://www.facebook.com/BeuchatSpearfishing/videos/2713713061988383/?t=0
Ishulli që gjendet pothuaj në qendër të Oqeanit Atlantik të Jugut, diku mes Brazilit dhe Liberisë, është i njohur për turizmin që preferohet kryesisht nga amatorët e peshkimit, sidomos nga zhytësit, që vijnë për gjueti nënujore.
Pamjet në videon e realizuar pak muaj më parë (shtator 2018) tregojnë një zhytës që arrin të qëllojë një peshk ton pendëverdhë.
Por më tej ai e ka të vështirë të marrë gjahun, pasi sulmohet nga peshkaqenët. Me një guxim që të lë pa fjalë, ai arrin ta mbrojë gjahun duke u kacafytur me peshkaqenët, të cilët i godet me thikë.
TIRANA TODAY