Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Birmingham. Një bandë të rinjsh kanë sulmuar brutalisht një person në anë të rrugës. Dhuna ka qenë brutale, pasi janë përdorur mjete të rënda prerëse. Të rinjtë mbanin në duar çekiçë dhe thika të mëdha apo shpata.
Të rinjtë e bandës janë duke e ndjekur fillimisht dhe më pas e rrëzojnë në tokë e godasin pa mëshirë edhe pse ishte i dorëzuar. E gjithë kjo skenë e frikshme është filmuar nga një banorë nga dritarja e shtëpisë.
Dy qytetarë që ishin duke kaluar janë përballur me bandën dhe ata më pas ata janë larguar duke vrapuar. Policia nuk ka vonuar dhe ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar dy anëtarë të bandës Aston Lane dhe Perry Bar.
Aston Lane është personi që mbanë në dorë shpatën rreth 35 cm të gjatë dhe që godet pa mëshirë ndaj viktimës. Në momentin e ndalimit atij i janë gjetur edhe një çekiç e disa mjete të tjera prerëse.
E gjithë kjo situatë vjen pasi shifrat e kohëve të fundit tregojnë se krimi me thikë në Birmingham është në nivelin më të lartë në tetë vitet e fundit, 19 për qind që nga viti 2017.
Ndërsa policia e West Midlands raporton se në vitin e fundit ka pasur mbi 3000 incidente ku janë përdorur mjete prerëse. TIRANA TODAY