Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pamaturia e Donald Trump

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pamaturia e Donald Trump

Kent Harrington/ “Project Syndicate”

T’i tregosh dikujt një sekret, është një akt besimi. Ndarja e inteligjencës me një aleat, nuk është diçka e ndryshme. Por me zbulimin e të dhënave të inteligjencës të siguruara nga një aleat i SHBA, Ministrit të Jashtëm dhe ambasadorit rus në një takim në Zyrën Ovale javën e kaluar, presidenti Donald Trump tregoi se nuk mund t’i besohet në mënyrë të sigurt – duke i shkaktuar dëme të mëdha sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Çdo marrëdhënie mes agjencive të inteligjencës së vendeve të ndryshme, ka ligjet dhe rregulloret e veta. Por, ndërsa marrëveshjet e shkruara janë shpesh pjesë e protokollit, ndarja e informacioneve të klasifikuara, nuk bazohet në asnjë rregull të shkruar. Përkundrazi, ato mbështeten në besimin e ndërsjellë të ndërtuar përgjatë viteve, duke përfshirë edhe mbrojtjen e sekreteve të secilës palë, çka kërkon një punë të vështirë dhe shpesh të rrezikshme.

Besimi mes shërbimeve të fshehta është një “mall” që prishet lehtë; në fakt, ekziston një kërcënim i nënkuptuar se një tradhti, apo edhe një zbulim i gabuar, mund të prishë marrëdhëniet. Javën e kaluar, Trump rrezikoi pikërisht këtë, pasi u dëshmoi shërbimeve të inteligjencës në mbarë botën, se ai nuk e ka fare idenë se çfarë do të thotë besim.

Faktet më të rëndësishme në lidhje me zbulimin e Trump ndaj vizitorëve të tij rusë, nuk janë pjesë e debatit. Organizatat më të mëdha mediatike, kanë cituar burime të shumta për të raportuar një monolog presidencial që përshkruan, ndër të tjera, plane të reja dhe inovative nga ana e Shtetit Islamik, për të përdorur kompjuterët laptopë dhe eksplozivët e pagjurmueshëm për rrëzimin e avionëve të linjave ajrore tregtare.

Detajet qe Trump u dha rusëve, përfshinin vendndodhjen e komplotit dhe dëmin që mund të shkaktojnë ato pajisje – fakte që u janë mohuar deri më tani aleatëve evropianë të Amerikës, për shkak të burimeve të ndjeshme të përfshira në këtë çështje.

Trump pohon se ishte duke vepruar brenda autoritetit të tij, për shkak se presidentët amerikanë mund të bëjnë deklasifikimin e thuajse çdo gjëje që ata duan. Gjenerali H.R. McMaster, këshilltar i sigurisë kombëtare, ka pohuar se presidenti nuk u ka zbuluar rusëve asgjë që ka lidhje me “burimet dhe metodat” e përdorura, për të marrë të dhënat inteligjente mbi të cilat po diskutohet.

Padyshim që do të dalin më shumë informacione në lidhje me diskutimet e zhvilluara në zyrën ovale. Por cilitdo qofshin detajet të reja që të zbulohen, ato s’do të ndryshojë faktin se ajo që Trump bëri është historike. Dhe se ky gjest historik, do të ketë ndikim tek komuniteti i inteligjencës amerikane – si dhe interesat amerikane jashtë vendit në të ardhmen.

Për drejtorin amerikan të Inteligjencës Kombëtare, Dan Coates, si dhe për krerët e 16 e agjencive të inteligjencës që ka nën varësi, pyetja është e qartë: a do të mbrojë presidenti informacionet më të ndjeshme të vendit? Pyetja nxjerr në plan të marrëdhëniet e tyre me presidentin amerikan – shërbimi ndaj të cilit ka qenë gjithmonë prioriteti i tyre kryesor.

Kini parasysh përditësimin e shkurtër ditor të presidentit. E vendosur si praktikë në vitin 1960 nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës, PDB siç njihet gjerësisht, i siguron presidentit çdo mëngjes analizën e komunitetit të inteligjencës, dhe raportimin e parë nga burimet e saj më të ndjeshme. Çfarë mund të vendosin tashmë në tavolinën e Trump agjencitë që drejtojnë operacionet e mbledhjes së inteligjencës, duke përfshirë mbrojtjen e sistemeve teknike miliarda dollarësh, si dhe burimet e ndjeshme njerëzore?

Pyetja nuk krijon më pak presion tek partnerët amerikane të zbulimit jashtë vendit. Asnjë shërbim i inteligjencës nuk mund të mbijetojë – apo të ketë sukses – duke vepruar i vetëm, dhe krijimi i lidhjeve me SHBA-të, në veçanti, është me rëndësi jetike.

Lidhjet e shërbimit inteligjent amerikan, shtrihen që nga bashkëpunimi i ngushtë me partnerët e Luftës së Dytë Botërore, anëtarë të NATO-s, dhe aleatët aziatikë tek bashkëpunimi politikisht i ndjeshëm, dhe për këtë arsye më pak i reklamuar me vende të tjera të botës.

Natyrisht, rreziqet mbi lidhjet inteligjente të SHBA-ve me vendet e tjera, ndryshojnë shumë. Rrjedhjet, zbulimi i të dhënave dhe lloje të tjera të ngjashme – si ato të Chelsea Manning dhe Edëard Snoëden-kanë ekspozuar një shumëllojshmëri marrëdhëniesh mes agjencive të inteligjencës, si dhe informacione tejet të ndjeshme. Ata kanë vënë në siklet disa liderë politikë, rrëzuar disa të tjerë, dhe në disa raste kanë dëmtuar marrëdhëniet me SHBA.

Në këtë pikë, s’ka asnjë mënyrë për të treguar se si zbulimet e Trump ndaj rusëve, do të vlerësohen nga drejtuesit e inteligjencës jashtë vendit, duke përfshirë edhe çështjen nëse kjo do të ndikojë tek gatishmëria e tyre për të ndarë të dhënat e inteligjencës me homologët amerikanë. Por, duke pasur parasysh zbulimet e shkuara, potenciali për pasoja të duhet marrë seriozisht parasysh.

Do të ishte naive të besohet se gjesti i Trump, të mos ketë shkaktuar tashmë pjesën e vet të dëmit në vlerësimit e rrezikut në kryeqytetet e gjithë botës, duke përfshirë analizën e kosto-përfitimit nga ofrimi i informacioneve sekrete të ndjeshme ndaj partnerëve amerikanë. Cilido qoftë rezultati i këtyre analizave, është e qartë se Trump nuk i ka bërë asnjë favor zyrtarëve të inteligjencës amerikane në mbarë botën.

Shumë prej tyre mbajnë pozicione që përqendrohen në ndërtimin e marrëdhënieve personale me homologët profesionistë, të cilët kanë një përgjegjësi për të mbrojtur informacionet e përftuara me vështirësi dhe burimet e tyre.

Ndërsa qëndrimet personale të këtyre homologëve mund të mos ndryshojnë, është gati e sigurt se zinxhiri i tyre komandues do të mendohet dy herë para se të autorizojë lëshimin e informacioneve të ndjeshme të inteligjencës, të cilat mund të hidhen në erë nga Shtëpia e Bardhë, veçanërisht në qoftë se ato përfshijnë detaje mbi ato çka po kurdis Kremlini.

Edhe nëse zbehet interesi ndaj pamaturisë së fundit të Trump, marrëdhëniet e tij – dhe ato të bashkëpunëtorëve të tij – me Rusinë mbeten një subjekt me shumë interes, i theksuar edhe nga emërimi i një këshilltari të veçantë për të hetuar këto lidhje.

Duke pasur parasysh këtë, reagimi i administratës Trump ndaj sjelljes gjithnjë e më agresive të Kremlinit, mbi atë që dikur ishte sfera e ndikimit e Bashkimit Sovjetik – nga Evropa Lindore tek vendet baltike – do të vëzhgohet gjithashtu me kujdes në muajt e ardhshëm.

Titujt kryesorë të lajmeve, nuk kanë gjasa të zbulojnë dëmin që Trump u ka bërë agjencive inteligjente amerikane, në raport me shkëmbimin e informacioneve me agjencitë partnere aleate, për shkak të dështimit të tij për të kuptuar përgjegjësinë e vet për mbrojtjen e të dhënave jetike për sigurinë kombëtare.

Ashtu si mbledhja e informacionit të ndjeshëm inteligjent, dëshmon dëmin që do të grumbullohet vetëm gradualisht, teksa miqtë dhe aleatë do të mbajnë për vete qëllimet dhe informacionet e tyre. Shtetet e Bashkuara, mund të ketë qenë prej kohësh një partner jetik mbi shërbimin inteligjent. Por, me Trump në krye, ndarja e inteligjencës me SHBA-në mund të duket më shumë si një rrezik i panevojshëm, në mos i papërballueshëm.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Shënim: Kent Harrington, një ish-analist kryesor i CIA-s, ka qenë oficer i Inteligjencës Kombëtare për Azinë Lindore, dhe ka shërbyer si Drejtor i Çështjeve Publike të CIA-s. 

Tags: ciaDonald Trumpinformacionikent harringtonpamaturiarusiasiguria kombetare

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
“Obobo sa turp, gjithë kjo gocë”, përse i tërheq vërejtje kryeministri qytetares?

“Obobo sa turp, gjithë kjo gocë”, përse i tërheq vërejtje kryeministri qytetares?

Rama në Belsh: Na jepni timonin që të bëjmë 100% legalizimin e shtëpive

Rama në Belsh: Na jepni timonin që të bëjmë 100% legalizimin e shtëpive

Ylli Manjani: Monopartizmi qeverisës nuk e shpëton administratën nga politizimi

Ylli Manjani: Monopartizmi qeverisës nuk e shpëton administratën nga politizimi







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Berisha mbyll protestën: Opozita 1.5 orë për largimin e Ballukut.
Politikë

Berisha mbyll protestën: Opozita 1.5 orë për largimin e Ballukut.

by mirseda
19:46 | 17/11/2025
0

Është mbyllur pas 1 orë e 30 minutave protesta e PD para Kryeministrisë. Në fjalën e tij...

Opozita proteston poshtë zyrës së tij, Rama ‘thyen’ heshtjen dhe poston në rrjetet sociale

Opozita proteston poshtë zyrës së tij, Rama ‘thyen’ heshtjen dhe poston në rrjetet sociale

19:33 | 17/11/2025
Këlliçi: Foltorja e sotme do të ja dalë; Veliaj u dërgua në burg në 2021

Këlliçi: Foltorja e sotme do të ja dalë; Veliaj u dërgua në burg në 2021

19:21 | 17/11/2025
Berisha: Rama i pamëshirë, 22 mln € për “avion taksi”, ndërsa të sëmurët me kancer mbeten pa ilaçe

Berisha: Rama i pamëshirë, 22 mln € për “avion taksi”, ndërsa të sëmurët me kancer mbeten pa ilaçe

19:02 | 17/11/2025
Berisha kundër ligjit – Do mbrojë familjen, Rama e “Lubia” duan ta shkatërrojnë

Berisha kundër ligjit – Do mbrojë familjen, Rama e “Lubia” duan ta shkatërrojnë

18:57 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com