Deputeti i Partisë Demokratike Edi Palokaka ka reaguar ditën e sotme në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” Paloka thekson se prokuroria ka prova të reja në lidhje me Tahirin dhe do të ri kërkoj arrestimin e tij.
Sipas Palokës, nuk janë të pakta provat që inkriminojnë Tahirin as në argumentimin e kërkesës së parë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e tij, por Rama urdhëroi bllokimin e drejtësisë nëpërmjet votave të maxhorancës.
Postimi i plotë
Faktet e reja. Prokuroria duhet te rikerkoje arrestimin e Tahirit dhe te gjithe atyre qe rezultojne ne lidhjet kriminale Habilaj-Tahiri.
Nuk kane qene te pakta provat qe inkriminonin Tahirin as ne argumentimin e kerkeses se pare te Prokurorise se krimeve te renda per arrestimin e tij , por Rama urdheroi bllokimin e drejtesise nepermjet votave te maxhorances.
Sot jemi nen driten e provave te reja te dala prej pergjimeve mbi lidhjet direkte dhe bashkepunimin kriminal te drejtorit te policise emeruar nga Tahiri me Habilajt, “kushot” e Tahirit dhe shoferin e Tahirit. Por jo vetem kaq; te tjera lidhje te mohuara deri me sot , si ato midis Tahirit dhe Sotes, bashkeshortes se Tahirit dhe Sotes apo dhe shoferit te Tahirit qe duket eshte zgjedhur shpesh si ndermjetes, demaskohen nga pergjimet e zbardhura se fundmi.
Pse u perpoqen ti fshehin keto lidhje edhe pasi ne makinen e Sotes u gjenden 860 mije euro dhe dokumenta te Tahirit dhe bashkeshortes se tij? Pse u sajua nje skenar banal e qesharak se dokumentat i paskesh patur shoferi i Tahirit qe i paskesh harruar ne te njejten makine ku u gjenden mbi 800 mije euro cash qe paskeshin qene “para xhepi per te bere pazar” ne mes te nates…!
Pse u mohuan lidhjet e Tahirit me Soten ne se nuk ka gje per te fshehur ? Po telefonatat me bashkeshorten qe tregojne se lidhja ka qene shume me tej se sa thjesht marrja e nje tenderi ne ministrine e Tahirit? Apo Tahiri do te thote se nuk ka dijeni per keto lidhje…?
E te kthehemi tek linja direkte e Habilajve me kushon.
Qe Sajmiri “shofer kamioni” merrte dhurata mbi dhjete mije euro per bashkeshorten dhe nenen , e degjuam nga Tahiri dhe deputetet e Rames. Edhe qe ketij “shoferit” i duheshin miliona euro per zgjedhje e degjuam. Po kush te jete ky “kushua” i Habilajve qe paska force te mbyll gjithshka, te mbuloj cdo krim, madje mos pyes as kur keto krime jane te faktuara nga sherbimi sekret?!
Nuk ka budalla, perfshi dhe deputetet e Rames qe edhe po te mos e kene ditur , nuk e kane kuptuar se kush eshte.
Sigurisht qe ata perseri do urdherohen e perseri do votonin kunder ne se Prokuroria e krimeve te renda do lejohej te kerkonte perseri arrestimin e Tahirit. Do urdheroheshin nga Rama sepse pas Tahirit eshte gjithnje Rama.
Drejtuesit e policise qe rezultojne te implikuar e qe u njoftuan te arratisen , deshmitari kyc i ekstraduar ne Itali dhe vota e deputeteve te PS kunder procedimit te drejtesise me Tahirin , jane te gjitha vepra te Rames.
Rama prape mund ti detyroj deputetet e tij te votojne kunder ne se prokuroret kerkojne arrestimin e Tahirit. Rama si kryeprokuror mund te mos lejoje edhe qe kjo kerkese te behet nga prokuroret e ceshtjes.
Ka nje komision hetimor tashme edhe nga opozita ne Parlament. Te shohim cilat menyra so perdore Rama per te bllokuar dhe kete hetim. A do ja dale?