Një 58-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia gjatë një operacioni të koduar “Stoeger”, në banesën e të cilit u gjetën armë, municione luftarake dhe drogë.
Në pranga ra Imer Maskaj nga fshati Hysoverdhë. Uniformat blu kishin marrë informacione se në banesë ai mbante armë e lloje të ndryshme fishekësh.
Maskaj akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.