Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Pakti detar, 12 miljet e “hiles” greke për gazin

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pakti detar, 12 miljet e “hiles” greke për gazin

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ishte zëri i fundit nga Athina që kërkoi me ngulm imponimin ndaj Shqipërisë dhe zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje në Detin Jon.

“Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht. Mendoj se me Shqipërinë mund të jepet një mesazh i qartë. Politika jonë po tregon dobësi në këto momente. Duhet të bëhen veprime konkrete. Të zgjerohemi 12 milje me Shqipërinë, 12 milje dhe pa vonesë. Koha nuk është në avantazhin tonë”, deklaroi ajo.

Vetë Mitsotakis, njëkohësisht vëllai i saj më i vogël që prej momentit të marrjes së detyrës si Kryeministër ka heshtur për këtë temë, por gjatë periudhës që ishte në opozitë kundërshtonte qeverinë e Alexis Tsipras duke këmbëngulur tek varianti që Greqia të zgjerojë me 12 milje në Detin Jon.

Bakojanis nuk është e vetmja që propozon këtë. Para saj për 12 milje zgjerim të ujërave territoriale greke fliste edhe Nikos Kotzias, megjithëse ishte ende në bisedime me homologun shqiptar, Ditmir Bushati dhe ky i fundit e hodhi poshtë këtë deklaratë të ish-kryediplomatit grek.

“Urdhëresat e mia janë të gatshme për të zgjeruar ujërat tona kombëtare në 12 milje nga Othonoit deri në Antikithira. Vendi ynë do të shtrihet në 12 milje, përveçse në ngushtica, ku do të shkojmë me parimin e vijës së mesme”, deklaronte ai pas dorëzimit të detyrës si ministër i Jashtëm grek.

Por, çfarë qëndron pas kokëfortësisë së Greqisë për të zgjeruar ujërat e veta territoriale me 12 milje detare duke marrë si pikë nisjeje ishullin e Othonoit? Pas kësaj me gjasë qëndrojnë një kompleks interesash në fushën energjitike. Zgjerimi jo vetëm që do t’i jepte Athinës një zonë të gjerë që mendohet se është e pasur me naftë e gaz në Detin Jon, por do t’i garantonte gjithashtu edhe akses në Kanalin e Otrantos. Pikërisht aty është projektuar kalimi i “Poseidon”, zgjatimi i fundit i gazsjellësit “East Mediterranean”.

Greqia po lobon fort që puna për përfundimin e këtij gazsjellësi, që nis nga Izraeli dhe përmes Detit Mesdhe përfundon në Itali, të përmbyllet sa më parë. Për këtë këtë temë, mediat greke thonë se është diskutuar në një bisedë telefonike ditët e fundit mes Kryeministrit grek, Qiriakos Mitsotaqis dhe atij izraelit, Benjamin Netanjahu.

Shtrirja prej 6 miljesh detare që ka aktualisht Greqia ja pengojnë asaj qasjen në Kanalin e Otrantos, që sot është i ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë dhe rrjedhimisht edhe zgjerimin e hegjemonisë mbi gazsjellësin“East Med”.

Vetë Shqipëria i ka 12 milje gjerësi ujërat territoriale, sipas një vendimi të viteve ’70, vendim që nuk është kundërshtuar nga asnjë vend tjetër, për shkak se konsiderohet brenda ligjeve ndërkombëtare të ndarjes së detit.

Por, çfarë e bën të ligjshme ndërkombëtarisht shtrirjen e Shqipërisë me 12 milje detare dhe çfarë e bën të paligjshme ndërkombëtarisht shtrirjen po me këtë distancë të Greqisë? Ekspertët kanë sqaruar se parimi ndërkombëtar i shtrirjes së ujërave territoriale me 12 milje zbatohet kryesisht kur pika e nisjes është nga një tokë kontinentale, jo nga ishujt, e aq më pak nga një ishull thuajse i pabanuar si ishulli grek i Othonoit në veri-perëndim të Korfuzit. Parimi tjetër që përforcon të drejtën e Shqipërisë është ai i njohur ndërkombëtarisht se toka kontinentale prevalon mbi tokën ishullore kur bëhet fjalë për ndarjen e detit.

Pretendimi i Greqisë për të zgjeruar kufirin në veri-lindje të ishullit të Othonoit i jep Athinës një territor të gjerë detar dhe mundësi shtesë për rrugën se ku mund të kalojë gazsjellësi “East Med”, duke shmangur kështu Shqipërinë. Por, ky zgjerim rrezikon të mbivendoset me ujërat territoriale shqiptare në veri-lindje të ishullit të Othonoit, edhe nëse dy vendet vendosin që për Ngushticën e Korfuzit të zbatojnë parimin e barazlargësisë, duke qenë se parimi i 12 miljeve nuk mund të zbatohet në këtë ngushticë.

Megjithatë, një marrëveshje e tillë dhe një vendim i njëanshëm nga ana e Greqisë me 12 milje nuk do të prekte vetëm Shqipërinë. Turqia e ka deklaruar në më shumë se një rast se nëse Greqia vendos të zgjerohet me 12 milje, atëherë ajo do të bëjë të njëjtën gjë me ujërat territoriale të ishujve që ka në Egje, duke përshkallëzuar mbivendosjen e pretendimeve për të cilat përplasen prej vitesh Athina e Ankaraja në këtë pjesë.

“Kërcënimi” turk është marrë seriozisht në Greqi, aq sa gjithmonë zërat që kanë përmendur termin “zgjerim deti me 12 milje” e kanë bërë këtë, ose në përfundim të mandatit, si në rastin e Nikos Kotzias, ose kur kanë qenë në opozitë dhe nuk kanë patur gjë në dorë, si në rastin e Qiriakos Mitsotaqis dhe Dora Bakojanisit. /Gazeta SI

Tags: 12 milje në Detin Jon.Dora Bakojanis

TË LIDHURA

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Vrasje në Athinë dhe “luftë” me policinë, ja veprat kriminale të autorëve të dyshuar
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Vrasje në Athinë dhe “luftë” me policinë, ja veprat kriminale të autorëve të dyshuar

18:39 | 17/07/2025
Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur
Politikë

Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur

17:54 | 17/07/2025
Seanca e dosjes “Plumbi i Artë” shtyhet për në 2 Shtator, zbardhet arsyeja
Aktualitet

Seanca e dosjes “Plumbi i Artë” shtyhet për në 2 Shtator, zbardhet arsyeja

17:52 | 17/07/2025
Next Post
Kupa “Nënë Tereza” bashkon Shqipërinë dhe Kosovën, projekti shkon në UEFA

Kupa “Nënë Tereza” bashkon Shqipërinë dhe Kosovën, projekti shkon në UEFA

Futi celular në qeli, shtohet dënimi me burg për atentatorin e Çapjave

Futi celular në qeli, shtohet dënimi me burg për atentatorin e Çapjave

7 lojtarë të kombëtares zhduken pas turneut, kërkojnë azil politik

7 lojtarë të kombëtares zhduken pas turneut, kërkojnë azil politik

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025




TË FUNDIT

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Vrasje në Athinë dhe “luftë” me policinë, ja veprat kriminale të autorëve të dyshuar
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Vrasje në Athinë dhe “luftë” me policinë, ja veprat kriminale të autorëve të dyshuar

by mirseda
18:39 | 17/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 4 të...

Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur

Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur

17:54 | 17/07/2025
Seanca e dosjes “Plumbi i Artë” shtyhet për në 2 Shtator, zbardhet arsyeja

Seanca e dosjes “Plumbi i Artë” shtyhet për në 2 Shtator, zbardhet arsyeja

17:52 | 17/07/2025
Sarandë/ Një shtetase amerikane gjendet e pajetë në banesë. Pritet analiza mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes

Sarandë/ Një shtetase amerikane gjendet e pajetë në banesë. Pritet analiza mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes

17:27 | 17/07/2025
E ardhmja e Xhakës, një ekip tërhiqet nga gara

E ardhmja e Xhakës, një ekip tërhiqet nga gara

17:06 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com