E enjte, 29 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Kupa “Nënë Tereza” bashkon Shqipërinë dhe Kosovën, projekti shkon në UEFA

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe kreu i FFK-së, Agim Ademi po diskutojnë për zhvillimin e një gare të përbashkët mes klubeve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

Bëhet me dije se Duka dhe Ademi kanë nisur punën për të bërë realitet një kupë të përbashkët, që mund të quhet “Nënë Tereza”. Kreu i futbollit Kosovar ka dhënë edhe më shumë detaje në lidhje me këtë, duke u shprehur se kupa do jetë masive dhe do të zhvillohet gjatë gjithë vitit.

Ai shprehet se ky projekt është dërguar edhe në UEFA por nuk kanë marrë ende një përgjigje.

“Kjo kupë do të jetë masive dhe do të zhvillohet gjatë tërë vitit. Mund të luhen ndeshjet në mesjavë, të mërkurën, ose të enjten, kur nuk ka ndeshje kampionati. Projekti do të jetë i përbashkët edhe me qeveritë tona. Do të krijohet një fond i posaçëm nga të dyja qeveritë dhe nga federatat. Krahas shpërblimit që do ta marrë fituesi nga federatat, do ta ketë edhe një shpërblim shtesë nga qeveritë.

Kjo garë do të njihet si kupa “Nëna Terezë”. Ne e kemi dorëzuar në UEFA projektin dhe ende nuk kemi marrë përgjigje. Vitin tjetër do të mbajmë mbledhje për këtë çështje dhe do ta diskutojmë. Kjo çështje i takon më shumë presidentit Armand Duka, që është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Në kuadër të kësaj, i takon atij me kompetencë ta përcjellë këtë çështje. Duka është edhe përgjegjës i federatave të regjioneve si Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.

Presim që ky projekt të zbatohet dhe të nisë të përgatitet nga viti i ardhshëm. Ne jemi duke pritur të formohen edhe institucionet tona, që të bëhet një marrëveshje në mes dy qeverive. Ky është projekt më voluminoz dhe duhet punë që të bëhet jashtë kompeticioneve aktuale. Neve si FFK nuk na mungon vullneti që ta shtyjmë përpara. Kualifikimi në Europë? Kemi kërkuar nga UEFA që fituesi i kësaj kupe të jetë i pranuar në garat e fituesve të kupave, që janë jashtë kupës së shtetit. Spanja, bie fjala, e ka Kupën e Mbretit dhe ky eveniment njihet nga UEFA. Fituesi i Kupës së Mbretit shkon në UEFA dhe ne e synojmë një gjë të tillë.

Krahas kampionit të Kosovës, vendit të dytë dhe fituesit të kupës së shtetit, nga Kosova ose nga Shqipëria, do të jetë një skuadër tjetër pjesëmarrëse në Evropë, që shkon nga kjo kupë. E dimë se është barrë edhe për klubet, edhe për federatat, por është në interes të bëhet për shkak të aspektit ekonomik të klubeve dhe daljes në Evropë”, tha Agim Ademi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

NSA: Rindezja e shpeshtë e telefonit mund të pengojë hakerët

Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria dixhitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja...

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...