Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Më pak shitje për festat e fundvitit në Shqipëri

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Më pak shitje për festat e fundvitit në Shqipëri

Në prag të ndërrimit të viteve, ndryshe nga herët e tjera, shqiptarët po blejnë më pak.

Në Gjirokastër ka një rritje të lehtë të çmimeve, ku për disa artikuj kryesorë, shtrenjtimi është me 20%, por qytetarët që ndalojnë të flasin në rrugë thonë se festa është festë dhe se kanë kursyer për këtë ditë.

“Përgatitjet do të bëhen si gjithmonë. Përgatitet një tavolinë siç e do vetë njeriu. Festa do të bëhet sipas mundësive”, thonë qytetarët.

Ndërsa një shitëse thotë: “Çmimet janë njësoj si përditë. Spinaqi është rritur pak. Çmimet janë jashtëzakonisht të lira, por njerëzit nuk kanë, blejnë me pakicë”.

Vlora është gjallëruar këto ditë nga fuqia blerëse e shtuar me ardhjen e emigrantëve. Por, edhe ata që nuk kanë mundur të vijnë në shtëpi, janë prindërit që ua dërgojnë ushqimet tradicionale me linjat e transportit. Ndër këto produkte janë gjeli i detit dhe vaji i ullirit.

“Çmimet janë shumë të arsyeshme, sidomos në këtë periudhë që kanë ardhur dhe emigrantët. Ato çmime që kanë qenë dhe vitin e kaluar janë”, thonë në Vlorë.

Pranë Myzeqesë, nga ku vijnë edhe prodhimet më të shumta që shtrohen në tryezat tona, në tregun e shumicës në Lushnje, tregtarë e fermerë ankohen për çmimet.

“Janë pak më shtrenjtë sepse është rritur çmimi te prodhuesi”, thotë një tregtar për Top Channel.

Ndërsa një tjetër shprehet: “Për ne që i prodhojmë dhe i shesim, çmimet janë shumë lirë”.

Në Fier, qytetarët do ta festojnë në shtëpi Vitin e Ri, ndërsa të paktë janë ata që kanë prenotuar të festojnë në lokale. Sa për çmimet, tregtarët ankohen se në ditët e fundit të vitit nuk po arrijnë të shesin as gjelat.

“Krahasim me vjet, shumë dobët. Nuk ka fuqi blerëse. Nuk ka treg. I rrisim vetë gjelat dhe në fund dalim me humbje”, tregojnë në Fier.

Festat e fundvitit kanë sjellë gjallëri në tregjet e Shkodrës. Shumë njerëz thonë se do ta festojnë në shtëpi dhe sa për çmimet, nuk ka ndryshim me vitet e kaluara. Tregtarët janë ata që kanë pritur më shumë, shkruan Top Channel.

Entuziazmi i blerjeve të festës së fundvitit është momenti kur tregtarët presin për të fituar diçka më shumë. Edhe ata vetë duan të festojnë me diçka më shumë në tryezë. Por, duket se dëshirat dhe realiteti nuk përputhen as në këtë fundvit.

Por, ajo që duket se nuk mungon në rrugët e Shkodrës, ashtu si në qytetet e tjera të Shqipërisë, është një atmosferë dhe një ritëm që nuk vihet re gjatë ditëve të tjera të vitit.

Tags: e fundvititfestatme pakshitjeshqiperi

TË LIDHURA

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve
Politikë

Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

19:46 | 17/01/2026
“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi
Politikë

“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

19:42 | 17/01/2026
Next Post
Bulqizë/Sherr me thika mes dy të dehurve, plagoset 27-vjeçari

Bulqizë/Sherr me thika mes dy të dehurve, plagoset 27-vjeçari

Berisha ndan me ndjekësit punën e fundit që bëri në zyrë për 2017-ën

Berisha ndan me ndjekësit punën e fundit që bëri në zyrë për 2017-ën

Hummels: Cassano më problematik se Balotelli

Hummels: Cassano më problematik se Balotelli







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026




TË FUNDIT

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin
Showbizz

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

by mirseda
21:27 | 17/01/2026
0

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Albania ka nisur me një surprizë të veçantë nga një...

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

21:02 | 17/01/2026
SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com