Dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë mbledhur grupet e tyre parlamentare.
Këto mbledhje po zhvillohen pak para fillimit të seancës parlamentare të sotme, ndërsa nuk dihen detaje lidhur me mbledhjet.
Ndërkohë, kryeministri Rama pritet të prezantojë në seancën e sotme programin e ri të qeverisë për mandatin 2017-2021 dhe më pas pritet betimi i qeverisë.