Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Pafajësia” intelektuale në këtë dhe atë kohë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pseudopatriotët tanë

Nga: Ben Andoni

Është një pyetje që të vjen shpesh ndërmend, sidomos kur ndryshojnë qeveritë por më së shumti ndodh në kohën e ndryshimit të regjimeve: Pse intelektualët i dorëzohen ose më mirë të themi dashurohen kaq shpejt me regjimet autoritare?! Lexuesi, dëgjuesi dhe shikuesit i fiksohen të gjitha kur sjell ndërmend ose këqyr personalitete të njohura që rreken sakaq të përqafojnë autoritarizmin dhe dikur deri fashizmin…duke bërë lloj-lloj justifikimesh. Sot këtë e shikon me angazhimin e artistëve dhe protagonizmin justifikues të shumë personazheve, që në fund të dhurojnë shprehjen e zakonshme të “pafajësisë intelektuale”: Ja që ndodhi, nuk e dinim, por duhet, duket sikur thonë. Të paktën vetëm kështu mund të prodhojmë të mirat që i duhen publikut!!!

Po ndërsa një njeri i thjeshtë e bën i detyruar ose thjesht i nënshtruar prej manipulimit dhe luzmës së fjalive retorike që e breshnojnë, një gjë e tillë nuk bën sens kur vjen puna për intelektualët. Vallë, pse nuk u nënshtrua Migjeni dhe të flirtonte edhe ai, po Mjeda pse u mbyll në Kukël, pse Xhagjika i recitoi trupës së tij gjykuese që do e penalizonte me vdekje: “Atdheu im është lakuriq”, po Branko Merxhani pse u harrua që në të gjallë, ashtu i varfër?! Këto askush nuk i thotë dot, por edhe po të arrijë t’i arsyetojë nuk do di të japë përgjigje pse titanët e letërsisë, poezisë, filozofisë botërore të tillët si T.S.Eliot, Martin Heidegger, William Butler Yeats, Ezra Pound, Louis-Ferdinand Céline që bënë flirte të turpshme, por nga ana tjetër duke arsyetuar me shumë intelektualitet të mirat e rregjimeve totalitare dhe arsyeja që vinte prej tij.

Në një argument të botuar tek Humanities, Barbara Will, shkon edhe më tej duke na sjellë rastin e Gertrude Stein, një mbështetëse e regjimit të Vishisë. Shkrimtarja amerikane me origjinë hebreje, mike e Pikasos, por edhe një lloj mecenate e Cézanne, Picasso dhe Matisse, si edhe muza e Heminguejt, shtuar me lidhjen e saj me Alice B. Toklas, që Will thotë se do i takonte më shumë botës sonë liberale sesa asaj të 1912, e bën të çuditshëm mbështetjen e saj për një regjim pro-fashist, si ai i Francës ku ajo kontribuonte sipas mënyrës së saj. Dhe, që nuk ndalet këtu, sepse askush nuk e kupton edhe homazhin e saj në fund të jetës për Hitlerin…E kur… në vitin 1945!! Anipse edhe këtu studiuesit kanë filluar të ndërhyjnë dhe duket se i gjejnë një lloj justifikimi ngazëllimit prej pragmatizmit të përfitimit. Asokohe, Stein, po i jepej mundësia për të bashkëpunuar me gjeneralin Petain, në mënyrë që t’i përkthente fjalimet. Që do të thoshte më shumë liri për të dhe kuptohet përfitime në kohë lufte. Por pse vallë një shkrimtare e letërsisë eksperimentale bën këtë flirt. A i shërben artit të vet?! Dhe, pse u ndodh intelektualëve kjo?! Kritikët japin arsyet e tyre. Një përgjigje e gjejmë sërish tek kritiku Frederic Jameson, na përcjell si gjithnjë Will, i cili duke u munduar të flasë për modernistin fashist Wyndham Lewis, e kritikon ashpër “‘ pafajësinë “sistematike të intelektualëve, si ai, që ky lloj flirti u jep një kalim të këndshëm të kohës, punën e të cilëve ne realisht e admirojmë, pavarësisht nga konteksti në të cilin është shkruar apo qëllimi i tij përfundimtar. Dhe, shton: “Duket se është koha që ta heqim atë pafajësi dhe të prodhojmë një portret më gjithëpërfshirës, ​​kompleks dhe realist të paraardhësve tanë modernistë dhe punës së tyre”, përfundon ai.

…

E gjithë kjo hyrje do të ishte asgjë pa shembujt shqiptarë dhe njerëzit që shërbyen, pavarësisht veprës dhe angazhimeve të tyre. Më i spikaturi ishte përfaqësuesi fashist i Kulturës shqiptare Ernest Koliqi, një figurë e madhe e kulturës por edhe e përpjekjeve për të përhapur arsimin në trevat shqiptare. Një punë që ai do e bëjë dhe në ekzilin e detyruar, pasi u largua me pushtuesit. Deri në vitin 1943, ish-presidenti shqiptar i komunistëve Nishani do shkruante në organet fashiste (!!!), pa përmendur një figurë të madhe e të qashtër të klerit si patër Anton Harapi. Për të mos kujtuar muajt e fundit të Fishtës, kur ankohej për komunitetin e tij fetar para trupave pushtuese. Edhe më e ngatërruar tema për Mit’hat Frashërin që ha një diskutim të madh, jo thjesht për kontributin por për përshtatjen e tij politike në kohë të ndryshme dhe zhvendosjes drejt një nacionalizmi bashkëpunëtor. Pse u duhej vallë mbrojtja e regjimeve dhe mbështetja e tyre, individëve? Mu atë që do të thuhej kohë më vonë edhe për Fan Nolin pas Luftës së Dytë Botërore apo shkrimtarin tonë të njohur, Ismail Kadare figurën më të madhe të letërsisë sonë. Këtë askush nuk e thotë dot me gojë plot sepse një grup i tërë skifterësh presin të të mbulojnë me baltë e akuza, para se të arsyetojnë rolin e intelektualit, si edhe të barazojnë gjithçka, vetëm e thjesht për të mos dhënë atë përgjigjen direkte: U intereson të përfitojnë në çdo gjë…

Pse jo pak intelektualë flirtojnë kaq këndshëm dhe kaq bukur me regjimet në të gjithë kohërat? Në ish-Jugosllavi përmendet nga shkrimtarët sllavë të kohës sonë sesi ndihmohej rritja e popullaritetit të Ivo Andrić deri me ryshfetin e thjeshtë (Slivë pa fund) nga regjimi i asaj kohe titist që do të çonte bashkë me konjukturat deri në çmimet e mëdha. Dhe, askush nuk e përmend dot sesi kur gjermanët pushtuan Beogradin, Andrić shkruante i qetë në shtëpinë e tij pak metra larg Hotel “Moskva”, “Ura mbi Drina”, librin që do t’i jepte çmimin Nobel!!!

Njësoj si artistët, në kohën tonë kemi publicistët që po flirtojnë në emër të kinse idealeve ose më thjesht mundësisë për të bërë pakt me këdo, ose më thjesht për të pasur një kinse jetë më të mirë dhe mundësisë për të jetuar me fshehjet pas artit të vërtetë të fjalës, imazhit dhe formave të tjera të shprehjes. E përgjigjja e fundit: Në çdo kohë justifikimi mbetet i njëjtë, por loja e vjetër: sa më i angazhuar dhe t’i bësh like prepotencës dhe autoritarizmit të pushtetit, aq më mirë i bën krijimtarisë…Edhe pa dinjitet. Kuptohet. Po kush do t’ia dijë për të?! Nuk është koha e Tomas Man, Samuel Beckett, James Joyce, Thomas Mann dhe Robert Musil. E bukur kjo “pafajësia” intelektuale!!! (Homo Albanicus)

 

 

Tags: Anton Harapiben adoniErnest KoliqiIsmail Kadare

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

“Zgjidhja amerikane e Palmer për krizën dhe tre opsionet e opozitës”

Opozita nuk po gabon me ‘Marrëveshjen’, ka gabuar para saj

Theu këmbën në malin e Tomorrit, Ministria nis helikopterin

Theu këmbën në malin e Tomorrit, Ministria nis helikopterin

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com