Aktualitet

Parashikimi i motit për javën e ardhshme


               Publikuar në : 16:07 - 19/01/20 M S

Java që pritet të nisë, do të sjellë përsëri ditë me diell e vranësira kalimtare. Më të përqendruara vranësirat do të jenë përgjatë maleve e në jug të vendit.

Mjegulla e mjegullina, përgjatë luginave e pranë sipërfaqeve ujore, përsëri do të gjejë kushtet e favorshme për tu formuar.

Aty ku temperaturat do të jenë negative, mjegulla do të jetë e ngrirë. Përsëri, si shkak i vlerave negative si në tabelë, ngricat do të jenë të pranishme.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e lehtë. Gjatë së hënës e të enjtes mesatare në brigjet detare. Deti pak i valëzuar, e ditën e enjte i trazuar.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT