Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

(Pa) fajësia e grekut

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
(Pa) fajësia e grekut

Nga: Artan Hoxha

Ndersa mijera shqiptare prej disa ditesh po heqin te zite e ullirit per t’u kthyer ne punen e veta ne Greqi, mes Kryerilindesit dhe disa ndjekesve te tij ne facebook ka plasur debati me teme “nese e ka apo jo fajin greku” apo nenvariante te kesaj teme si p.sh. “nese na i ka ulur a jo breket greku”, e te tjera kesisoj.

Kryerilindesi nuk e gelltiti dot akuzen e uljes se brekeve dhe ju hakerrye komedianit qe aludoi brekeuljen, brekegrisjen a brekeshqyerjen, e na solli ne vemendje trimerite e tij ndaj grekut. Por, si burre shteti, nuk pranoi as te fajesonte grekun per situaten ne kufi.

I dha haken grekut. I njohu te drejten sovrane te vendose ashtu si greku mendon, qofte edhe gabim, per te parandaluar perhapjen e COVID19 ne territorin e vet. Kete te drejte sovrane te grekut ua kujtoi debatuesve te rrjetit.

Por, kerkesen e grekut qe cilido qe kerkon te hyjen ne Greqi duhet te kete bere testin, jo me te hershem se 72 ore e me pergjigje negative, e quajti te pakuptimte (ndaj dhe nuk kerkohet nga Shqiperia per vitizoret tane – tha ai), por gjithsesi legjitime e sovrane.

Temen me grekun e ndezi vete. E tha dje dhe e perseriti sot. I intereson ta ndeze kete teme per te shmangur ceshjen kryesore – paaftesine totale te ketij shteti, timonin e te cilit mban i vetem, per t’i paraprire a pergjigjur ne kohe reale ngjarjeve, per te parandaluar a per te nderhyre me shpejtesi dhe efikasitet ne fazat e hershme te nje emergjence.

Si ne rastin e termetit, apo ne rastin e COVID19 me shqiptaret e mbetur neper bote edhe ne kete situate pritjeje disa ditore ne kufi me Greqine shteti u mobilizua me shume, shume vonese.

Ne rastin e termetit do mbetet ne memorjen e shqiptareve pajisja tejet e varfer ne mjete, teknologji dhe eksperience e skuadrave te shpetimit te shtetit tone, aq me shume kur u pane te vepronin krah skuadrave nga vende te tjera, perfshire ato nga Kosova.

Ne rastin e COVID19, ndryshe nga cdo qeveri tjeter normale ne Europe, per disa jave rresht “shteti yne i rilindur” as qe i kishte ne hesap shqiptaret e mbetur ne vende te ndryshme nga mbyllja e kufijve. Kur, me vonese, i vuri ne hesap, organizoi fluturimet riatdhesuese me nje kompani te vetme qe e ka shume per zemer, i paketoi njerezit ne avion si sardelet ne kuti, i karantinoi ne kushte mizerabel hoteliere ndersa kosto e operacionit ra kryesisht mbi supet e ketyre qytetareve.

Edhe ne rastin e fundit, ende ne vijim ne dyert e Greqise, u desh alarmi medietik dhe rendimi i gjendjes, deri vdekja aksidentale e nje femije shtypur nga nje ambulance, qe te mobilizohej shteti e te kujtohej per ca furnizime me uje te pijshem e banjo portative.

Fajesimi i njerezve se nuk planifikojne si duhet udhetimet ne keto kohe te turbullta eshte me shume se poshtersi. Pjesa derrmuese e ketyre njerezve vijne ne Shqiperi o per hall o per mall e ju duhet te kthehenbrenda afateve te lejes per te mos humbur punen qe bejne atje.

Koheqendrimi i tyre ketu eshte zakonisht i shkurter, me ankthin e perditshem te mbarimit te procedurave te shumta neperzyrat shteterore nga nje ane dhe detyrimet per kryerjen e qokave ne sebepet po aq te shumta familjare e shoqerore.

Secili me te veten i ben mire planet e veta. Edhe ne keto kohe kur rregullat e hyrje-daljes ndryshojne me dite, keta vepruan si individe racionale. Per t’i paraprire rreptesimit te rregullave, sapo u informuan, shumica vendosi te kthehej me shpejt. Per rrjedhoje u krijua superradha. Ne keto rrethana, deshtimi si turme eshte i sigurt. Ndaj kemi ngritur institucione shteterore, qe te mos veprojme si turme individesh. Ketu duhet roli i shtetit.

Dihet qe edhe ne kohe normale kthimi ne Greqi ne keto dite te gushtit krijon radhe. Aq me shume ne keto kohe pandemie ishte i parashikueshem krijimi i superradhes. Lidhur me rregullat e levizjes ne kushtet e COVID19, institucionet jane me te mireinformuarat e me te parainformuarat. Ndaj prej tyre kerkohet fillimisht parashikim dhe parandalim, me pasnderhyrje lehtesuese e zgjidhese.

Shteti yne u kap edhe kete here teresisht i papergatitur, a thua se ishte i teri me leje te zakonshme. Mezi i shkund. Mezi u ngrit. U desh alarm medietik, transmetim me ze e figure i hallit te madh dhe revoltes vluese te njerezve qe shteti te levizte me ne fund per ca asistence humanitare. Per parashikim e parandalim as qe behet fjale.

Sa per kotesine e testeve qe kerkon greku, Kryerilindesi yne rreket me kot t’i shese mend grekut. Deri me 23 qershor, kur ne kishim 16 te vdekur per 1 milion banore dhe greku 19 ndoshta edhe mund t’i shisnim ca mend (jo vetem grekut por gjithe botes thoshte Kryerilindesi) por jo sot ama, me 16 gusht, pas vec tete javesh, kur ne kemi 79 e greku ka vetem 22 te vdekur nga COVID19 per 1 milion banore.

Ne fakt, Kryerilindesi yne, duke i rene grekut, indirekt synon te na mbushe mendjen ne shqiptareve se testet e pakta qe ben qeveria e tij – mban ne vijimesi rekordin europian – nuk jane problem por taktike e zgjuar, shmangie e nje harxhimi te kote. Rezultatet tona perballe grekut jane vetefolese. /syri.net

Tags: Artan HoxhaEmigrantët shqiptarëKakavije

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Po organizonte dasmë, menaxherja i mbyll derën policisë/ Gjobë lokaleve në Korçë e Pogradec

Po organizonte dasmë, menaxherja i mbyll derën policisë/ Gjobë lokaleve në Korçë e Pogradec

Si mund të konkurrojmë me fqinjët në sektorin e turizmit

Si mund të konkurrojmë me fqinjët në sektorin e turizmit

“Më në fund u bëre i gjallë o mjeshtër”, qytetarët vënë me “shpatulla pas murit” Pandeli Majkon 

“Më në fund u bëre i gjallë o mjeshtër”, qytetarët vënë me "shpatulla pas murit" Pandeli Majkon 







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com