E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Ozon-Terapia, si aplikohet në trajtimin e hernies diskale

Të ankohesh nga dhimbja e mesit është një nga ankesat më të zakonshme të njeriut. Rreth 80% e Amerikanëve kanë probleme të shpinës të paktën një herë në jetë. Në SHBA kostoja vjetore e trajtimit të dhimbjes së mesit është 20 deri në 100 billion dollarë. Kjo kosto është 2-3 herë më e madhe se ajo e kujdesit për sëmundjet e zemrës. Në 90% të rasteve dhimbja e shpinës ikën brenda 4 javësh pavarësisht trajtimit. 10% që mbetet përbën një nga sfidat më të mëdha të trajtimit mjekësor konvencional. Shumica e këtyre pacientëve kanë ose prolaps të diskut intervertebral ose shkak fizpatologjik të paidentifikushëm. Qysh kur është diagnostikuar për herë të parë mbi 70 vjet përpara, hernia diskale konsiderohet një shkak madhor i dhimbjes së shpinës, që nuk përgjigjet ndaj terapisë konservative. Të gjitha format e trajtimit synojnë dekomprimimin e radikseve nervore. Kjo mund të arrihet me operacion ose me ndërhyrje të ndryshme nga mjekësia e dhimbjes. Në fakt, opsionet e ndryshme të mjekëve për trajtimin e dhimbjes së shpinës janë edhe shkaku për një përqindje të lartë dështimesh në kurim. Shpesh pwr tw shmangur dhimbje tw tilla wshtw sugjeruar edhe “ozon-terapia”. Sipas mjekëve, për të kuptuar veprimin e ozonit në trajtimin e hernies diskale është thelbësore të njohim strukturën e diskut intervertebral, pasi disqet intervertebrale janë struktura gjysëmelastike të vendosura midis trupave të vertebrave. Ato absorbojnë pasojat që mund t’i vijnë kolonës vertebrale nga mbingarkesat e menjëhershme. Sipas mjekëve metoda e ozon-terapisw nuk shkakton dëmtim neurologjik dhe e kthen shpejt pacientin në jetën normale.Madje, mund të aplikohet dhe në pacientë me sëmundje shoqëruese madhore.

Po çfarë është “ozon-terapia”

a)Çfarë është ozoni?

Ozoni është një molekulë me tre atome Oksigjeni. Emri i tij vjen nga Greqishtja ku fjala “ozein” do të thotë “bie erë, ka aromë”. Ozoni është zbuluar nga një kimist Gjerman (Ch.F. Schonbein) në vitin 1848. Në temperaturë dhome, ai është një gaz pa ngjyrë me një erë karakteristike (e ngjashme me atë që ndjehet pas shtrëngata-ve, në lartësi të mëdha ose buzë detit). Ozoni mjekësor përgatitet vetëm nga oksigjeni i pastër (mjekësor).

Si vepron Ozoni?

Ozoni ka disa karakteristika të veçanta që e bëjnë një mjet të fuqishëm trajtimi: Ozoni bën që ruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) të cojnë më shumë oksigjen drejt indeve. Në këtë mënyrë rivendoset oksidimi normal i sheqerit dhe rritet prodhimi i molekulave me energji të lartë (ATP). Stimulon ruazat e bardha të gjakut (leukocitet) të prodhojnë më shumë mole-kula mbrojtëse (interleukina, interferon, TNF) për të luftuar infeksionet. Rrit elasticitetin e eritrociteve, oksidon dhe zbërthen pllakëzat atherosklerotike, zgjeron enët e vogla të gjakut. Këto veti përdoren për të trajtuar shumë sëmu-ndje të qarkullimit.

Ozoni stimulon sistemin antioksidant të trupit, prandaj dhe shumë sëmundje të stresit oksidativ kronik (Diabetes Mellitus, Artriti Rheumatoid, Hypertensioni) mund të kontrollohen me ozone-terapi. Shumica e mikrobeve që shkaktojnë sëmundje janë forma anaerobe të jetës. Ato nuk kanë enzima mbrojtëse antioksidante, prandaj nuk mund të përballoj-në sulmin e ozonit.

Të njëjtin shpjegim ka dhe efekti antineoplazik i ozonit. Ai gjithashtu redukton efektet anësore të chemotherapisë, radioterapisë dhe dhimbjen kanceroze. Ozoni stimulon proceset shëruese të organizmit, prandaj është i dobishëm në plagë që mezi shërohen (ulcera diabetike, ulcera varikoze, gangrena, plagë postoperatore, djegie, fistula, fissura, etj)

Ozoni është një detoksikues i shkëlqyer. Kur oksigjeni i mjaftushëm arrin cdo qelizë, kjo fillon të oksidojë toksinat e formuara prej vitesh si pasojë e proce-seve jetësore, ndotjes, ushqimeve të gabuara dhe jetës sedentare! Trupi gjen kështu frymëmarjen e një ajri të pastër dhe pastron vetveten nga të gjitha toksinat.

Efekti antiinflamator dhe analgjezik e bën ozonin mjaft të dobishëm në trajti-min e shumë lloj dhimbjesh (dhimbje koke, dhimbje mesi, dhimbje kycesh, dhimbje neuropatike, etj). Rinimi është pasojë e shtimit të molekulave me energji të lartë (nga oksidimi aerob i sheqerit) dhe clirimit në tru të kimikateve të vecanta; ato mund të sjellin ndryshimet pozitive të sjelljes dhe rrisin entusiazmin.

A është kjo një terapi e re?

Në fakt ozone-terapia nuk është një terapi e re. Ajo është përdorur gjërësisht për të trajtuar plagët gjatë Luftës I dhe II Botërore. Aparatet që jepnin përqëndrime ekzakte të ozonit dhe materialet ozone-rezistente u shpikën në vitet 50’. Kjo i dha hov të madh kërkimeve dhe përdorimit të gjërë të ozonit në mjekësi. Ozoni është mjaft popullor në vende si Gjermania, Rusia, Italia, Franca, Cuba, Meksika, India, Kina, Turqia, etj.

A ka efekte anësore?

Ozone-Terapia është e sigurt. Në një studim të bërë nga Shoqata Gjermane e Ozone-Terapisë, 644 terapistë kishin trajtuar 384,775 pacientë, me një total prej 5,579,238 aplikimesh ozoni. Vetëm në 40 raste pati efekte anësore. Pra një incidencë 0.000007% për aplikim. Ozoni është provuar të jetë terapia më e sigurt që ka ekzistuar ndonjëherë./ Tirana Today

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërdoruan detyrën, procedohet penalisht kryetari i KF Erzenit dhe një anëtar

Kryetari dhe anëtari i shoqatës së KF Erzenit, Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, janë vendosur nën hetim me akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “kompetencash”. Policia...

Tre djem dhe një vajzë në hotel, pranga të riut që qëlloi shokun me pistoletë

Më shumë se një muaj pas ngjarjes është prangosur në Tiranë autori i plagosjes me armë zjarri në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë. 26-vjeçari...

Avokati mashtrues, merr 11 mijë paund për vizë studimi në Angli

Rreth dy muaj më parë, “Stop” transmetoi rastin e avokatit Sokol Berberi, i cili i mori 3 mijë euro një qytetari për vizë pune...

6 marsi, testi kyç i Bashës

Nga: Eduard Zaloshnja Nga komunikimi publik i Presidentit Meta, duket pothuaj plotësisht e sigurtë se zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki do të zhvillohen...

Çmimet e reja në Kosovë, si do të llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit për ndryshim të tarifave. Në këtë...