E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Vëllezërit që shitën pikturën false dhe zbuluan që pagesa u bë me para false

Historia fillon në 2003-shin, kur vëllezërit Font, nga Girona, Spanjë, blenë pikturën “Portreti i Antonio Maria Esquivel” (Retrato de Antonio María Esquivel), atribuar penelit të Francisco de Goya (Fransisko de Goja). Blerja u bë në një ankand i cili lëshoi ​​një certifikatë autenticiteti për pikturën. Sidoqoftë, pasi dyshonin, vëllezërit vendosën të paraqisnin kuadron për inspektim.

Piktura shfaq artistin spanjoll Antonio Maria Esquivel, me medaljen e ‘Urdhrit’ nga Isabella ‘Katolikja’. Pikërisht këtu filluan dyshimet. Ekzaminimi tregoi se imazhi nuk mund të pikturohej nga Goya, sepse Esquivel e mori çmimin 11 vjet pas vdekjes së Francisco de Goya. Pasi morën këtë lajm llahtarisës, vëllezërit Font vendosën të heqin qafe veprën e artit duke përdorur pikërisht certifikatën e vërtetësisë që ishte zhvlerësuar më parë. Kush do të ishte viktima?

Një sheik arab, duke operuar përmes ndërmjetësve, ishte gati të paguante një shumë të majme për pikturën, plot 4 milion euro. Transaksioni u zhvillua në Torino, Itali, ku mashtruesit morën një depozitë prej 1,1 milion eurosh. Në të njëjtën kohë, mashtruesit ranë dakord t’i paguanin tarifat e ndërmjetësimit për transaksionin përfaqësuesve të sheikut, që arrinte shifrën e 300,000 eurove.

Por kur menduan se ia hodhën, zhgënjimi i rradhës u erdhi vëllezërve në Gjenevë kur shkuan të kthejnë të paratë në bankë. Të gjitha kartëmonedhat rezaultuan falsifikime të realizuara mjeshtërisht,  fotokopje. Vëllezërit u arrestuan, kuadroja u sekuestrua ndërsa fati i 300,000 eurove dhe identiteti i sheikut janë ende të panjohura./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërdoruan detyrën, procedohet penalisht kryetari i KF Erzenit dhe një anëtar

Kryetari dhe anëtari i shoqatës së KF Erzenit, Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, janë vendosur nën hetim me akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “kompetencash”. Policia...

Tre djem dhe një vajzë në hotel, pranga të riut që qëlloi shokun me pistoletë

Më shumë se një muaj pas ngjarjes është prangosur në Tiranë autori i plagosjes me armë zjarri në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë. 26-vjeçari...

Avokati mashtrues, merr 11 mijë paund për vizë studimi në Angli

Rreth dy muaj më parë, “Stop” transmetoi rastin e avokatit Sokol Berberi, i cili i mori 3 mijë euro një qytetari për vizë pune...

6 marsi, testi kyç i Bashës

Nga: Eduard Zaloshnja Nga komunikimi publik i Presidentit Meta, duket pothuaj plotësisht e sigurtë se zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki do të zhvillohen...

Çmimet e reja në Kosovë, si do të llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit për ndryshim të tarifave. Në këtë...