Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Osmani: Njohja nga Izraeli ka forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë të martën homologut të saj izraelit, Yariv Levin se pas njohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e Izraelit, të dyja këto shtete do të kenë mundësi të rrisin bashkëpunimin në shumë fusha.

Për Osmanin, lidhjet e Kosovës me Izraelin, janë të rëndësisë strategjike.

Në bisedën telefonike me Levinin, Osmani është cituar të ketë thënë se beson që njohja e Izraelit ka forcuar pozicionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe shpreson që edhe vendet tjera mosnjohëse të veprojnë njëjtë.

Në një komunikatë për media të presidencës, është thënë se dy zyrtarët kanë diskutuar edhe për antisemitizmin.

“Antisemitizmi nuk ka gjetur vend në Kosovë. Në këtë plan ne do të punojmë edhe me rininë kosovare lidhur me edukimin e tyre për luftën kundër antisemitizmit”, është cituar të ketë thënë Osmani.

Levin, në anën tjetër, ka fituar Osmanin për vizitë në Izrael në të ardhmen.

Kosova dhe Izraeli kanë formalizuar marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt.

Në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi kanë nënshkruar dokumentin, në të cilin thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Ministri izraelit, Ashkenazi ka thënë se të dyja shtetet po bëjnë histori.

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur këtë lajm, derisa Bashkimi Evropian e ka konsideruar fatkeq, vendimin e Kosovës për hapje të ambasadës së Kosovës në Jerusalem./REL/

Tags: kosove-izraelnjohje reciprokeVjosa Osmani

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Next Post

Selami Simsek refuzon kthimin në Turqi, kërkon azil politik në Shqipëri

OKB: Në burgjet e Koresë së Veriut ka torturë dhe punë të detyrueshme

Evropë, populistët gati të shfrytëzojnë vështirësitë me vaksinimin ndaj Covid







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

by mirseda
17:30 | 08/06/2026
0

Të paktën 15 persona janë plagosur në Iran si pasojë e sulmeve të fundit izraelite, ndërsa një...

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

16:48 | 08/06/2026

Osmani pas zgjedhjeve: Ndihmova ringritjen e LDK-së, s’do bëhem pengesë për institucionet

16:46 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com