Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Ose Kosova është krahinë, ose e pavarur”, ministri i Jashtëm serb: Korrigjimi i kufijve ide e Vuçiç

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Ose Kosova është krahinë, ose e pavarur”, ministri i Jashtëm serb: Korrigjimi i kufijve ide e Vuçiç

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, tha të martën se propozimi zyrtar i Beogradit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është kufiri ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Ai i bëri këto komente në Beograd gjatë punimeve të një konference mbi të ardhmen e Evropës dhe Ballkanit, duke theksuar se “çështja se ku do të shtrihej vija ndarëse nuk është përcaktuar” dhe se kjo ide e hedhur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nuk është përpunuar gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Kur ai (Aleksandër Vuçiç) filloi të fliste për këtë, për vënien e kufirit, të gjithë u hodhën në sulm kundër tij. Deri tash kanë ekzistuar vetëm dy mundësi; ose Kosova është krahinë, ose është e pavarur. Për asgjë tjetër nuk është folur”, tha ai, duke nënvizuar se kjo është mundësia më e mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

I pyetur më pas gjatë ditës për këtë qëndrim të ministrit të Jashtëm, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, theksoi se një ide të tillë e kishte dhënë para dy vjetësh.

Mundësia që kufijtë e Kosovës dhe Serbisë të bëhen pjesë e një procesi bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, është hedhur në verën e vitit të kaluar nga presidenti serb, Alëksandër Vuçic dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Derisa presidenti serb flet për vënie kufiri, duke nënkuptuar shkëputjen e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe bashkimin me Serbinë, presidenti Thaçi angazhohet për “korrigjimin e kufijve”.

Në fillim të muajit shkurt ai tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se “do ishte shumë e logjikshme përfshirja e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në territorin e Republikës së Kosovës, duke mos i cenuar në asnjë rrethanë resurset e shtetit të Kosovës, as Gazivodën, as veriun e Mitrovicës, as Trepçën dhe as hapësirat e tjera”.

Idetë për prekje kufijsh kanë nxitur kundërshtime në Kosovë ku ndër më të zëshmit është kryeministri Ramush Haradinaj, i cili hedh poshtë çdo mundësi të tillë.

Idetë kanë nxitur reagime të ndara edhe në skenën ndërkombëtare. Gjermania prin si kundërshtare e ideve të tilla që sipas saj mund të nxisin reagime zinxhirore në rajonin e Ballkanit, që ende nuk është ripërtërirë nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara thonë se të dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshje normalizimi e cila “në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë”.

Por, procesi i bisedimeve që do të çonin tek një marrëveshje është pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar. /Zëri Amerikës

Tags: korigjimkosovekufijserbi

TË LIDHURA

Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Zelensky: Gati për paqe, jo për dorëzim
Bota

Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Zelensky: Gati për paqe, jo për dorëzim

09:12 | 20/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë
Bota

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin
Bota

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Next Post
Mandatet/ Mbledhja e kryesisë së PD-së, Basha: U miratua me votë unanime

Mandatet/ Mbledhja e kryesisë së PD-së, Basha: U miratua me votë unanime

“SHBA frymëzimi ynë”, Basha i përgjigjet ambasadës me shprehjen e Lincoln

“SHBA frymëzimi ynë”, Basha i përgjigjet ambasadës me shprehjen e Lincoln

“I drejtuan armën vajzës time 12-vjeçe”, dëshmia tronditëse e ish-kreut të policisë

“I drejtuan armën vajzës time 12-vjeçe”, dëshmia tronditëse e ish-kreut të policisë







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Shkarkohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi
Kosovo

Shkarkohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

by mirseda
12:05 | 20/11/2025
0

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të...

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin

12:00 | 20/11/2025
Pas masës ndaj Ballukut, zbulohen emrat e dy vartësve të saj që u lanë në ‘arrest shtëpie’

Pas masës ndaj Ballukut, zbulohen emrat e dy vartësve të saj që u lanë në ‘arrest shtëpie’

11:54 | 20/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

11:37 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com