Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Oscar 2020, pak orë nga nata e madhe e çmimit prestigjioz

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
Oscar 2020, pak orë nga nata e madhe e çmimit prestigjioz

Qyteti Los Angeles identifikohet shpesh me Hollivudin.

Të dielën aty mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar. Kjo javë u shënua me veprimtari të ndryshme deri në kulmimin e ngjarjes, të dielën mbrëma. Shumë prej veprimtarive e kanë origjinën dhjetëra vite më parë kur aktorët e Hollivudit nuk ishin milionerë dhe kur u shpik ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Akademisë.

Nga fundi i viteve 1920 producentët e Hollivudit preferonin të kalonin kohën dhe zhvillonin takime në hotelin Millenium Biltmore. Thuhet se ishte pikërisht në këtë vend, ku në vitin 1927 dezinjatori hodhi në pecetë skicat e para të statujës Oscar. Ana Segura është Drejtore e Shitjeve dhe Marketingut në hotelin Millenium Biltmore.

“Gjatë takimeve paraprake për planifikimin e çmimeve Oscar, disa persona po bisedonin për këtë çështje dhe njëri prej tyre filloi të vizatonte mbi një pecetë. Ky vizatim është ajo që tani njihet si statuja Oscar”.

Askush nuk e di se ku ka përfunduar peceta historike. Zonja Segura beson se ajo humbi afro 100 vite më parë.

Por dizanjo e statujës mbijetoi duke debutuar në vitin 1929 në ceremoninë e parë të Çmimeve Oscars në hotelin Roosevelt, dhe më pas u zhvendos në hotelin Biltmore. Në këtë sallë u zhvilluan tetë cermoni që padyshim atëherë kishte një pamje tjetër.

“Kjo sallë fillimisht u ndërtua për ceremoninë me një skenë madhështore. Më pas hoteli u rinovua dhe kështu u ul edhe tavani tejet i lartë”, thotë zonja Segura.

Pritje pompoze, fustane të bukura mbrëmjesh dhe kostume, kjo ishte salla për të parë gjithçka, apo për të qënë në qendër të vëmendjes në Hollivudin legjendar. Fotot që zbukurojnë muret e hotelit ofrojnë një udhëtim në kohë për vizitorët, thotë zonja Segura.

“Kjo foto e Walt Disney-it me Shirley Temple… bukuria qëndron tek çmimi Oscar. Është legjendare sepse ka të bëjë me filmin Shtatë Xhuxhët me të cilën fitoi çmimin Oscar…pra janë shtatë statuja të vogla Oscar dhe trofeu i madh.”

Hoteli Biltmore nuk tërhiqte vetëm yjet e Hollivudit. Mes viteve 1920 dhe 1933, kur prodhimi dhe shitja e alkoolit ishte e jashtëligjshme, ky vend tërhiqte një shpresë të ndryshme. Gangsterët dhe politikanët vinin të takoheshin këtu fshehurazi në një lokal sekret të fshehur pas këtij muri, thotë Ana.

“Zyrtarë të lartë të qeverisë dhe njerëz të famshëm. Dhe si rezultat i ndalimit të alkoolit, njerëzit duhet të lëviznin dhe kështu kishin ndërtuar një kalim të fshehtë.”

Aktorët dhe producentët edhe sot e frekuentojnë këtë vend. Jaime punon si banakier këtu prej 50 vjetësh. Ai ka mbledhur shumë autografe, fotografi dhe histori të pazakonta. Ngjarja e tij e preferuar është takimi me aktorin Al Pacino, i cili kishte veshur një pelerinë të zezë ndërsa shëtiste nëpër hotel.

“Zoti Pacino, për pak nuk thirra punonjësit e sigurisë kur të pashtë ty!, iu drejtova atij. Përse?, ma ktheu ai. Nga veshja që ke, i thashë. Jam duke bërë përgatitje për një rol, më tha. Dhe e pyeta për një autograf”, thotë Jaime që punon pas banakut.

Ceremonia e çmimeve Oscar ka shumë vite që nuk mbahet këtu, por në tetarin Dolby të Hollivudit. Për të kujtuar ditët e hershme të ceremonive çdo shkurt këtu organizohen festa me tematika speciale brenda mureve të hotelit Biltmore. /Voa

Tags: 2020cmimOscarprestigjioz

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Fushata ‘derë më derë’ e Ilir Metës në SHBA

Fushata 'derë më derë' e Ilir Metës në SHBA

Ish-deputeti denoncon: Kërkoj zgjidhje, Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim

Ish-deputeti denoncon: Kërkoj zgjidhje, Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim

Skandali/ Nacionalistit grek i ngrihet bust në mes të Shqipërisë

Skandali/ Nacionalistit grek i ngrihet bust në mes të Shqipërisë







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli
Politikë

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

by mirseda
20:37 | 05/11/2025
0

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli. Të pranishëm ishin deputetë të Qarkut të...

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Plagosje me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën

20:21 | 05/11/2025
Zbulohen pika tregtimi pa licencë në skemë evazioni dhe kontrabandë karburanti

Zbulohen pika tregtimi pa licencë në skemë evazioni dhe kontrabandë karburanti

19:59 | 05/11/2025
BIRN: Si paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

BIRN: Si paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

19:56 | 05/11/2025
FOTO/ Rama takon deputetët e Tiranës në selinë e PS, pjesëmarrëse edhe Balluku, e pandehur nga SPAK

FOTO/ Rama takon deputetët e Tiranës në selinë e PS, pjesëmarrëse edhe Balluku, e pandehur nga SPAK

19:22 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com