Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Orë të ethshme/Eni Vasili tregon arsyet e lëvizjes më të fortë të këtij sezoni televiziv  

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Orë të ethshme/Eni Vasili tregon arsyet e lëvizjes më të fortë të këtij sezoni televiziv   

Gazetarja e njohur Eni Vasili, ka rrëfyer për ‘Mapo Weekend’ arsyet që e çuan në një tjetër ekran. Ajo ka thënë se ‘Top Channel’ është një televizion që lindi si një ëndërr e dikujt’ dhe u bë ëndrra e shumëkujt. Është një nga pasuritë dhe asetet më të rëndësishme kombëtare, një shtëpi mediatike që çdokush do të donte ta ndjente veten pjesë. Eni Vasili po kështu ka shuar interesin e ndjekësve të saj, teksa konfirmon se ka patur oferta nga disa televizione, dhe zgjedhja ka qenë e vështirë, e po kështu negociatat zgjatën një muaj.

Është kjo një ndarje me “Studio e Hapur” apo nisja e një udhëtimi të ri?

Ky moment është një nga ato çastet e rëndësishme në jetë, kur ajo që lë pas dhe ajo që të pret janë dy anët e një medaljeje që shkëlqen. Ky moment nuk është as ndarje, as bashkim, as revolucion, por është evolucion në tërë kuptimin e fjalës. Pas një karriere 20-vjeçare në këtë etapë të jetës pikëtakohen qartazi eksperienca, njohja dhe ndjenja e sfidës që shoqëron çdo profesionist në rrugëtimin e tij. Dhe ky rrugëtim ka kulmet e veta, ku një prej tyre është edhe ky i tanishmi.
Kjo verë për mua thuajse nuk erdhi kurrë jo në kuptimin e temperaturave, por të ritmit të punës. Nuk them asgjë të fshehtë nëse pohoj se gjatë kësaj vere kam patur oferta nga disa televizione.

Nuk them asgjë të fshehtë nëse pohoj gjithashtu që gushti i nxehtë më ka përfshirë në negociatat më të ethshme, ato me “Top Channel”. Negociatat zgjatën gati një muaj dhe ka qenë edhe kjo një përvojë që më ka pasuruar. Vendimi nuk ka qenë i thjeshtë dhe negociatat kanë qenë komplekse, por të frytshme për sa kohë interesi i përbashkët është t’i japim tregut mediatik një produkt dinjitoz, me parametra profesionalë që shpesh mungojnë në studiot e debatit televiziv.

Kalimi nën një logo të madhe të një televizioni gjeneralist është një ekuacion me disa të panjohura për mua, që vij nga një eksperience e ndryshme, ajo e televizionit “News24”, televizioni më i madh informativ në vend. Por unë dhe stafi i emisionit u ndjemë gati për këtë sfidë. Shtatori do të na gjejë nën një logo të re, në një shtëpi të re mediatike dhe me një studio të re, për të cilën stafi i profesionisteve në “Top Channel” po punon me përkushtim.

Si u ndjetë për largimin nga “News24”?

5 vitet e kaluara në “News24” dhe suksesi që emisioni “Studio e Hapur” pati aty, i gjen arsyet jo vetëm në punën dhe përkushtimin tonë por edhe në mbështetjen e jashtëzakonshme të gjithë stafit të televizionit dhe drejtuesve të tij. Viti i shkuar për shembull ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për emisionin, për nga dinamika e transmetimeve, kurba e audiencës, faktori i impaktit etj. Vendimi nuk ka qenë i lehtë, përkundrazi. Dje kam marre shumë telefonata nga pjesëtarë të stafit të “News24”, të cilët bashkë me urimet më shprehën edhe trishtimin për largimin nga televizioni. Janë ndjenja të mirëkuptueshme, pasi realisht aty kam gjetur profesionistë të shkëlqyer dhe njerëz të mrekullueshëm dhe kemi kaluar një kohë shume të bukur profesionale së bashku. Gjej rastin të shpreh një falenderim ndaj këtij televizioni dhe zotit Hysenbelliu, i cili besoi në projektin tim, e zhvilloi dhe e mbështeti atë.

“Studio e hapur” ka një rrugëtim prej gati 15 vitesh… si do ta konsideroje këtë rrugëtim, dhe a është kjo mbyllja e një cikli?

Nuk mbyllet asgjë, thjesht vazhdon, rritet, përmirësohet, pasurohet, evoluon. Evolucion do ishte fjala çelës që do ta shpjegonte më së miri këtë proces. 15 vite të programit “Studio e Hapur”, një brend që e kam marrë me vete në tri televizione, kanë qenë vite të shkëlqyera nga pikëpamja profesionale. Po të kujtoj tani larminë e personazheve, diversitetin e debateve, mijëra orët e transmetimit live, mund të them se është një jetë e jetuar në ekran. Kjo fazë që përfundoi në “News24” nuk është një cikël që mbyllet, thjesht po kapërcen kufijtë e saj, po rritet dhe zhvillohet në një etapë të re profesionale dhe jetësore.

Pse “Top Channel”, dhe pse tani?

Sepse “Top Channel” është “Top Channel”, televizioni që lindi si një ëndërr e dikujt dhe u bë ëndrra e shumëkujt. Është një nga pasuritë dhe asetet më të rëndësishme kombëtare, një shtëpi mediatike që çdokush do të donte ta ndjente veten pjesë. Jam sigurisht e lumtur që “Top Channel” më ftoi të jem pjesë e skuadrës dhe shpresoj ta justifikoj besimin.

Do të jeni sërish në një hapësirë debati që dominohet nga politika, në orare ku të tjera debate kryesohen nga burra në ekrane të tjera. A e bën kjo më të fortë garën?

Garën nuk e bën më të fortë përkatësia gjinore. E bëjnë qëllimet, objektivat, betejat për të cilat je i gatshëm të luftosh. Unë jam gati për betejën time.

 

Tags: Eni VasiliTop-Channel

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Ish-deputeti socialist i shkruan Cristiano Ronaldos pas “tersit”: Mos u mërzit, pas një viti të rikthehet fati

Ish-deputeti socialist i shkruan Cristiano Ronaldos pas "tersit": Mos u mërzit, pas një viti të rikthehet fati

Shkatërrohet banda e “minjve” në Itali. Në pranga tre shqiptarë, mes tyre edhe një femër

Shkatërrohet banda e "minjve" në Itali. Në pranga tre shqiptarë, mes tyre edhe një femër

Aksioni i KLSH/ “Shkunden” zyrat e shtetit, ja 40 institucionet nën kontroll

Aksioni i KLSH/ "Shkunden" zyrat e shtetit, ja 40 institucionet nën kontroll







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com