Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Opozitës i duhet një lider, që t’i besojë vetë e para

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Triumfi i të këqijve dhe tollovia e politikës

Nga Ben Andoni

“Nëse do të ndryshosh botën, filloni atëherë me veten tuaj”. Kjo shprehje e Gandit mund të jetë një postulat i mirë për këdo, që shpreson të vijë në pushtet apo është kandidaturë e mundur drejt kësaj udhe. Në rastin tonë, Lulëzim Basha që prej vitesh bën një opozitë pothuaj pasive me momente sporadike përplasje që nuk çuan asgjëkundi dhe ku ishte ai i pari që u tërhoq, tregon se nuk di ose më keq këshillohet shumë gabim për rrugën e tij. Dhe, nëse mund të thuash sesa ka reflektuar atëherë një përgjigje është gati: Pothuaj asnjëherë.

Në fakt, nuk është tamam kështu. Nëse e provon të flasësh me emisarë të ndryshëm të Opozitës nga partia kryesore dhe nga partitë e tjera ka një gjë që i bashkon në mëtimet e tyre: ajo lidhet me perceptimin që kanë për drejtuesin e tyre. Jashtë kamerës apo regjistruesit, të gjithë, pa përfshirë ata që u duhet sa për sy e faqe të hiqen pro tij, janë të bindur se kryetari i tyre e ka bërë shumë dobët veprimtarinë e tij në opozitë dhe se duhet të ndryshojë. Mbase për këtë ka qëlluar dhe koha e egër e një barriere të madhe që ka të bëjë me ligjërimin sarkastik të kryeministrit të vendit që jo pak herë e ka tepruar. Por, bash mu këtu, opozita nuk kishte nevojë të binte në grackën e tij dhe të ndiqte regjistrin e tij. Në një farë mënyre, kjo ishte gracka e Ramës, ku opozita peshkohet normalisht duke e sulmuar me armët e tij, e kuptohet jo ato të mjaftueshmet.

Lulëzim Basha, në postin e kryetarit të Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare, vazhdimisht ka zhgënjyer me largimin e shumë militantëve të saj, ideologjinë e partisë dhe qasjen ndaj gjërave etj. Madje, edhe atëherë kur i është dhënë mundësia, paçka se sot një pjesë jo e vogël syresh e këshilltarëve të tij mundohen ta mbulojnë, ai ka gabuar me qasjet por edhe prekjet e konjukturave. Dhe, është deri diku e kuptueshme, në një parti ku hija e Berishës është ende zotëruese, por realisht për komunitetin e PD-së mbetet e pakuptueshme se pse një grup kaq i madh që i qëndrojnë pas nuk kuptojnë se kjo situatë duhet të ndryshojë, pasi kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministrit i vendit Edi Rama, realisht duket i pamposhtur, madje gjithmonë e më shumë i sigurt, paçka masave drastike për Covid-19, që kanë ngjallur jo pak pakënaqësi.

Nuk është e vërtetë që PD nuk denoncon dhe nuk ka sugjeruar masa për virusin, disa herë dhe shumë mirë teknikisht, por duke kundërshtuar çdo gjë dhe duke nxirë çdo hap të vendit është bërë realisht e pabesueshme. Një gabim, që Edi Rama e ka bërë në qeverisjen e tij, por jo pak herë duke kërkuar ndjesë dhe duke e shfrytëzuar. Dhe, kuptohet se është një dorë që është e kënaqur me të gjithë këtë tollovi të opozitës, që e duan turbullinë e saj në këtë mënyrë. Vetëm se përvoja, në kushtet e Shqipërisë, na mëson se nëse realisht, përveç ardhjes në pushtet nuk ke një kauzë të drejtë morale që duhet ta respektosh, por jo si këto të opozitës, që më shumë ngjajnë edhe vetë me propagandën e Pozitës në fuqi, atëherë duket se këtë vend ku po të lë historia…e ke të merituar.

“Nëse një parti politike nuk e ka themelin e saj në vendosmërinë për të përparuar mbi një kauzë të drejtë dhe ajo është morale, atëherë ajo nuk është parti politike; është thjesht një konspiracion për të kapur pushtetin “, na kujton presidenti i republikanëve Dwight D. Eisenhower, gjenerali që i ndante punët qartë dhe thjeshtë në vitet e tij të gjata të qeverisjes.

Dhe, me të tilla jemi ngopur deri më tani. Mbase ka ardhur koha, që Opozita fillimisht duhet t’i besoj vetë si duhet drejtimit të saj, në vend të humbi këtë betejë gati virtuale me Ramën, që tashmë është in extremis i pamjaftë në gjendjen që ka vendi dhe nevojat e saj. Shqipëria po del pak nga pak nga regjimi i pandemisë, kurse opozitës i duhet t’i besojë realisht zgjidhjes së saj të kryetarit dhe njeriut për ta drejtuar drejt fitores. Nuk ka kohë, madje është vonë. Numërimi mbrapsht i zgjedhjeve të ardhme ka filluar.

Tags: ben andonilideropozita

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Mitsotakis: Ja kur do ta hapë Greqia sezonin turistik

Mitsotakis: Ja kur do ta hapë Greqia sezonin turistik

Gjobë nëse i ndryshoni ngjyrën makinës apo vendosni impiant gazi pa autorizim

Gjobë nëse i ndryshoni ngjyrën makinës apo vendosni impiant gazi pa autorizim

Të enjten zhvillohet protesta e parë me maska në sheshin “Skënderbej”

Të enjten zhvillohet protesta e parë me maska në sheshin “Skënderbej”

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë
Aktualitet

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë

by mirseda
22:34 | 06/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë regjistruar në Itali nga ku mësohet se 2 vëllezër të moshave 34 dhe...

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

22:30 | 06/06/2025
Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

22:09 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com