Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Opozita maqedonase kundërshton ligjin për amnisti

8 vjet ago
in Të Gjitha
Opozita maqedonase kundërshton ligjin për amnisti

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar propozim-ligjin për amnisti i cili deri në miratimin e tij duhet të kalojë në disa faza, përfshirë edhe debatin publik. Nga Qeveria thonë se propozimi paraqet “shprehje të vullnetit të mirë të shtetit ndaj një grupi të caktuar të personave të dënuar, me qëllim të risocializimit të tyre dhe për lirimin e burgjeve nga numri i madh i personave që aktualisht vuajnë dënimin me burg, si dhe përmirësimin e kushteve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese”.

Propozimi do të shqyrtohet nga më shumë grupe ekspertësh para se të miratohet në Kuvend, pasi sipas Ministrisë së Drejtësisë bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme që kërkon analiza të detajuara për të respektuar të gjitha kriteret ndërkombëtare si dhe të drejtat e të burgosurve.

“Ky propozim-ligj në draftin e paraqitur parasheh amnisti të plotë për personat e dënuar deri më gjashtë muaj burg, ndërsa të gjithë të tjerët do të përfitojnë lirim prej 30 për qind nga masa e shqiptuar e dënimit. Propozimi nuk do të përshijë veprat penale të parapara me Kodin Penal të Maqedonisë, vrasjet në bazë të nenit 123 të Kodit Penal, veprat kundër njerëzimit, veprat kundër shtetit, veprat kundër gjinisë dhe të drejtës ndërkombëtare e të tjera”, thotë Bilen Saliji.

Por, nga VMRO-DPMNE propozimin e Qeverisë e vlerësojnë si përpjekjet të partisë LSDM të Zoran Zaevit, për siç thuhet, keqpërdorimin e të burgosurve në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

“Zaev me amnistinë i mashtron të burgosurit dhe i keqpërdor për qëllime paraelektorale. Loja me propozim-ligjin për amnisti për shkelësit e ligjit, kryerës të veprave penale nuk është asgjë tjetër përveç se korrupsion zgjedhor dhe bashkëpunim me të burgosurit para zgjedhjeve. Zoran Zaev nuk është i sinqertë me njerëzit që janë në burgje. Ai dëshiron që t’i shfrytëzojë si makineri votuese, duke krijuar me këtë kaos dhe demonstrim të banditizmit. Këtë qytetarët do ta dënojnë më 15 tetor”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Organizatat joqeveritare që merren me të drejtat dhe liritë e njeriut kërkojnë reforma më të thella në sistemin e politikës ndëshkimore. Ato thonë se amnistia ka për qëllim uljen e numrit të të burgosurve për shkak të mbipopullim të burgjeve, por kjo sipas tyre nuk e zgjidh problemin me sistemin katastrofal të këtyre institucioneve, të cilat duhet të kenë rol për risocializimin e të dënuarve, apo ngritjen e vetëdijes së tyre për mospërsëritjen e veprave për të cilat janë dënuar.

“Ligji për amnisti nuk do ta zgjidh problemin me burgjet, pasi është vetëm se një segment nga problemet e grumbulluara. Do të zgjidh çështjen e mbipopullimit, por nuk do të zgjidh problemin me korrupsionin. Mendoj se ky është problem më i madh që duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë. Në burgje kemi një shoqëri të dënuarve ku nuk vlejnë ligjet e Maqedonisë. Kritika për gjendjen në burgjet kemi pasur nga më shumë institucionet ndërkombëtare, të cilat kushtet në burgje i kanë kualifikuar si torturë dhe jo si institucione që duhet të shërbejnë për risocializimin e këtyre njerëzve”, ka deklaruar Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.

Edhe Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti ka kritikuar kushtet në burgje, duke bërë thirrje për ngritjen e cilësisë dhe trajtimin njerëzor të të burgosurve.

“Kushtet në burgje në mënyrë të drejtpërdrejt godasin mbi dinjitetin e njeriut andaj edhe nuk mund të flasim se ata në mënyrë humane apo dinjitoze po e kryejnë dënimin me burg. Maqedonia nuk është e fundit por edhe shumë me keq se fundi sa i përket kushteve në burgje, këtu nuk kemi metoda të socializimit por dhunë dhe keqtrajtime të ndryshme mbi këta njerëz”, thotë Mehmeti duke kërkuar reforma të thella në institucionet ndëshkimore të vendit.

Në burgun më të madh të vendit në Idrizovë të Shkupit, ka rreth 2 mijë të burgosur nga 800 sa është kapaciteti i tij. Një pjesë e tyre me miratimin e amnistisë mund të lirohen ndërsa një pjesë tjetër mund të përfitojnë në uljen e dënimit.

Tags: amnistikundërshtonligjinmaqedonaseopozita

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
PR-ja po “shkrin” PD-në, i merr deputetët

Basha thërret me urgjencë aleatët, ja për çfarë po diskutojnë

Durrës, digjen brenda në banesë trinjakët e mitur

Durrës, digjen brenda në banesë trinjakët e mitur

Uragani Maria godet Porto Rikon

Uragani Maria godet Porto Rikon

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com