Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Opozita: Jo-Ramës, Po-kërkesave të CDU/CSU!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dhuna, çfarë ngjyre do ketë më 25 maj?!

Nga: Ben Andoni

Pavarësisht ditëve të ngarkuara me tension, paralajmërimeve në hije për veprime subversive kundër parlamentit, përçartjeve me dhe pa presidentin, duket se të huajt i thanë më shkoqur ato që opozita jonë i artikuloi rrëmujshëm prej gati 7 muajsh pa ndalim. Lulzim Basha dhe njëherë e provoi se ka një barrë, që realisht nuk e mban dot, paçka se ka mundësi shumë më të mëdha sesa gjashtë vjet më parë drejt poltronit të kryeministrit, në rast zgjedhje të parakohshme.

Duket se mjedisi politik që është krijuar nga qëndrimi i faktorit të huaj, thënia shkoqur e shumë të vërtetave të detyrave të hidhura për Ramën dhe për Bashën, ka hapur udhë për afrimin e Opozitës dhe mirëkuptimin e Maxhorancës. Në fakt, opozita duhet t’i jetë mirënjohës krerëve aleatë të partive të vogla, ata që u lëkundën që në muajt e para nga qëndrimi pa asnjë logjikë strategjike e kreut të Opozitës Basha. Ishin ata që e pranonin Ramën në tryezën e bisedimeve, ishin ata që lëkundeshin për lënien e mandateve, ishin po ata që shtruan realisht ide interesante për sistemin, që të mos mbetej monopol i dy partive të mëdha. Në javët e fundit, LSI-ja e para dhe me radhë ato, kuptuan se Lulzim Basha ishte afër një marrëveshje tjetër me Ramën, nga ato që mund të merrte sërish shumë ministri dhe ta qetësonte pjesërisht, ndërkohë që Ata do të mbeteshin sërish me gisht në gojë. Artikulimet e pastra logjike të Shehit, pragmatizmi i Mediut, ekuilibri i Dukës dhe më pak të tjerëve, shtuar me një kthesë “të habitshme” prej pranverës së kreut të LSI-së, tregoi se bashkëpunimi me Bashën, i mungonte diçka në thelb. Jo më kot, të gjithë këta liderë të vegjël të partive akoma më të vogla, nuk mund të mbështesnin çdo kapriço të fëmijës-kandidat-për-kryeministër, Basha. Mbi të gjitha atyre u duhej sistemi dhe sidomos e ardhmja e partive të tyre, formacioneve me të cilat kanë mbijetuar, por edhe kanë gjetur bajagi interes për përfitimin e përditshmërisë. Kjo ishte çarja e parë e Bashës, që e trandi me kalimin e kohës edhe qëndrimi i kthjellët i të huajve, i trishtuar me anarkinë e mendimit të tij, por më shumë se kaq mungesën e strategjisë logjike të veprimit të tij politik.

Epilogu tashmë është ulja në tryezën e dialogut me qeverinë të forcave politike për një raund bisedimesh për reformën zgjedhore, një akt që mund të bëhej kohë më parë, pa as edhe një paradoks që shoqëroi këto muaj. Dhe, ironia nuk mbaron këtu. E gjitha u bë pas insistimit të OSBE-së dhe shefit të saj të shumëpërfolur Borchardt, njeriut të anatemuar nga opozita. Paçka se në tryezat e para do të ulen specialistë dhe ekspertë, duket se marrëzia shqiptare mori udhë shumë më lehtë sesa u mendua, tregues se në çfarë niveli demokratik qëndrojmë.

Ndërkohë, nëse opozitës do t’i duhet sërish një qëndrim i prerë ndaj Ramës për të mbuluar dështimin e saj, mund t’i mjaftonte të përqafonte dhe t’u përmbahej 9 kërkesave të drejtuara nga CDU/CSU, para vendimit të BUNDESTAG. Madje, kërkesat përmbajnë edhe elementë që opozita nuk i kishte fare në logjikën e saj, fakt që i bën nder nëse do të dijë t’i përqafojë, por nga ana tjetër tregon sesa kaotike dhe sesa pak fleksible është. Veçse nuk duhet harruar se Bashës nuk i pëlqen këshilla dhe mbi të gjitha mezi i merr parasysh kërkesat e aleatëve të saj të vegjël, ata që ishin shumës më racional sesa ai në shumë momente dhe që duket se e kanalizuan me sa mundën drejt logjikës kreun e Opozitës. Kaq e thjeshtë është pra: Jo-Ramës, por Po, kërkesave të llojit CDU/CSU. (Javanews)

 

 

Tags: ben andoniCDU/CSUrama

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
CDU/CSU i hap dritën jeshile Maqedonisë së Veriut, kërkesë Bundestagut: T’i hapen negociatat

CDU/CSU i hap dritën jeshile Maqedonisë së Veriut, kërkesë Bundestagut: T’i hapen negociatat

“Do ia çojmë videon burrit”/ Grabitësit u vjedhin makinën, i lënë mes rrugës

“Do ia çojmë videon burrit”/ Grabitësit u vjedhin makinën, i lënë mes rrugës

Po me Gretën ç’dreqin patët o shqiptarë?

Po me Gretën ç’dreqin patët o shqiptarë?







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com