Policia ka vënë në pranga dy të kërkuar në Tiranë, një për vrasje dhe një tjetër për mashtrim. Ndaj shtetasit me inicialet D.R., 24-vjeç, Gjykata e Torinos/Itali ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Po kështu është kapur edhe shtetasi me inicialet V. Gj., 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndaj këtij shtetasi dënimin me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrim Kredie”.
Operacion për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar nga Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, dhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mashtrim Kredie”. Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Torinos/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 110, 575 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 21 vjet burg. Gjithashtu nga Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë, u kap shtetasi në kërkim kombëtar V. Gj., 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndaj këtij shtetasi dënimin me 1 vit e 8 muaj burg për veprën penale “Mashtrim Kredie”.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2267185580231963/