Mbrëmjen e sotme, në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, policia ka zhvilluar një operacion anti-drogë. Gjatë operacionit policia i ka bërë me shenjë një makine që të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit.
Ai ka tentuar të çajë postbllokun e policisë, për t’i shpëtuar kontrollit.
Fill pas kësaj, forcat e policisë kanë qëlluar në ajër.
Nga blutë e Tiranës bëhet me dije se është arrestuar një person, por ende nuk është konfirmuar nëse i është gjetur drogë në makinë.