Pas 26 vitesh pritje, Partizani është shpallur kampion i Shqipërisë. Mbrëmjen e djeshme të kuqtë kanë organizuar një festë madhështore me tifozët e saj në sheshin “Nënë Tereza”.
Pas parakalimit dhe fjalimit përshëndetës të lojtarëve dhe drejtuesve aty u mbajt edhe një koncert ku ishin të ftuar disa këngëtarë të njohur.
Në festë nuk mund të mungonte edhe drejtori sportiv i Partizanit, vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Ai ka merita të veçantë që Partizani arriti të fitonte titullin kampion, pasi ka sjellë qetësi në skuadër.
SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR (KËTU)
Në festën në shesh, Rama nuk ‘shpëtoi’ lehtë duke qenë se iu desh një “dush” me shampanjë nga të pranishmit. Të kuqtë festuan për disa orë në shesh dhe më pas janë postuar në disa nga lokalet e kryeqytetit. Tani sfida e radhës mbetet suksesi në kupat e europës.