Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Oligarkët rusë kanë vënë përfund Britaninë e Madhe

7 vjet ago
in Të Gjitha
Oligarkët rusë kanë vënë përfund Britaninë e Madhe

Nga Denis MacShane, “The Globalist”/Duke folur në Dhomën e Komunëve, mbi përdorimin e supozuar të agjentit nervor të ushtrisë ruse për të helmuar një ish-spiun rus, Theresa May ngjante e ashpër si Margaret Thatcher dikur, kur shpalli nisjen e luftës kundër Argjentinës për të rimarrë ishujt Falklands.

Të mërkurën, zonja May njoftoi atë që përbën një shuplakë të lehtë në dorën e Putinit, duke dëbuar 23 diplomatë rusë nga Britania. Presidenti amerikan Barak Obama, dëboi 35 diplomatë rusë, lidhur me akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale.

Zonja May, tha se asnjë anëtar i familjes mbretërore apo qeverisë, nuk do të shkojë të ndjekë Kupën e Botës në Rusi. May shtoi se qeveria do të pranojë amendamentet e votuara tashmë nga deputetët, për të lejuar një version britanik të legjislacionit “Magnitsky”, që është tashmë në fuqi në SHBA, dhe që lejon sekuestrimin e çfarëdolloj pasurie jashtë vendit të zyrtarëve rusë të akuzuar për krime të të drejtave të njeriut.

Britania e Madhe, do të anulojë një vizitë të planifikuar të Ministrit të Jashtëm rus në Londër, dhe do ta ngrejë ngjarjen e fundit në Këshillin e BE dhe në OKB.

Por vetëm kaq. Është e vështirë të imagjinohet që Vladimir Putini po dridhet aktualisht nga frika në Kremlin, para rizgjedhjes së tij këtë të diel. Zonja May mund të jetë e saktë në denoncimin e saj luftarak ndaj Kremlinit, por ajo vetë ka një mal përgjegjësish në këtë rast.

Për 7 vite duke filluar nga 2010-ja, ajo ka qenë Ministre e Brendshme, dhe tanimë kryeministre e ngarkuar për mbrojtjen e tokës britanike, kundër sjelljeve të këqija të Rusisë, por në fakt s’ka ngritur qoftë edhe një gisht për të vepruar.

Dhe kjo është veçanërisht befasuese, duke pasur parasysh faktin se sa e ka trumbetuar ajo çështjen e sovranitetit britanik 

Londongrad

Arsyeja e apatisë së zonjës May në të shkuarën, është e thjeshtë. Londongradi, është shndërruar në një bazë të sigurt për oligarkët rusë. Shumë prej tyre që banojnë në Londër, kanë lidhje të ngushta me Kremlinin.

Sipas vlerësimeve të Deutsche Bank në vitin 2015, rreth 750 milionë dollarë transferoheshin çdo muaj nga Rusia drejt bankave londineze. Pa dyshim, oligarkët rusë janë bërë një burim i dobishëm i donacioneve të mëdha për Partinë Konservatore. Por ata përfaqësojnë gjithashtu një minierë ari për këshilltarët financiarë në Bursën e Londrës.

Në një raport të vitit 2017 për Këshillin Evropian të Marrëdhënieve me Jashtë, eksperti Mark Galeotti, vinte në dukje 3 momente kryesore:

Kriminelët rusë, veprojnë sot më pak në skenë dhe më shumë në hije. Ata veprojnë si aleatë, lehtësues dhe furnizues për bandat lokale evropiane dhe rrjetet kriminale të kontinentit.

-Shteti rus është tejet i kriminalizuar: Ndërthurja e botës së “nëndheshme” të krimit me “botën e sipërme” të politikës, ka bërë që regjimi të përdorë herë pas here kriminelët si instrumente të sundimit të tij.

-Grupet e krimit të organizuar me bazë në Rusi por që veprojnë në Europë janë përdorur për qëllime të ndryshme, duke përfshirë burimet e “parave të pista”, ndërmarrjen e sulmeve kibernetike, ushtrimin e ndikimit politik, trafikimin e njerëzve dhe mallrave, dhe madje edhe kryerjen e vrasjeve në emër të Kremlinit.

Si mund të kishte zbardhur zonja May krimet ruse në Britani

Kjo situatë njihej mirë edhe në vitin 2010, kur zonja May mori detyrën kryesore të mbrojtjes së Britanisë nga depërtimi rus. Në vitin 2006, dy vrasës të identifikuar si rusë arritën të vrisnin Aleksandër Litvinenkon, një agjent i ish-FSB-së, i cili e akuzoi publikisht Putinin në vitin 1998 se ishte kriminel.

Ai u arratis në Londër, ku punoi me agjencitë e inteligjencës britanike dhe Boris Berezovksin, një oligark afër Putinit, por që atëherë u kthye kundër liderit rus.

Një hetim gjyqësor britanik, zbuloi se Litvinenko u vra nga helmimi me Polonium 210. Zonja May u përpoq të shtyjë hetimin, duke përmendur nevojën për të mbrojtur “marrëdhëniet ndërkombëtare” me Rusinë. Dhe kur gjetjet iu zbuluan asaj në vitin në vitin 2015, zonja May nuk pranoi të veprime.

Përkundrazi, si ministrja përgjegjëse për emigracionin, ajo i hapi dyert e Britanisë rusëve të pasur, duke i lejuar ata të vendoseshin në Britani, dhe madje të merrnin nënshtetësinë britanike, dhe për rrjedhojë edhe të BE-së, me pagesën 2 milionë paundëve, një shumë e papërfillshme për oligarkët rusë dhe pjesëtarët e krimit të organizuar rus.

Paratë ruse

Në një botë ku njëra dorë lyen tjetrën, garantimi që paratë ruse të vazhdojnë të rrjedhin në Londër, është shndërruar në një prioritet kryesor për ministrat britanikë. Deri në 30 për qind të të ardhurave të avokatëve të korporatave, vijnë nga menaxhimi i parave të oligarkëve rusë, dhe divorcet e tyre me pagesa të shkëlqyera.

Oligarkët dhe kriminelët rusë, kanë investuar masivisht në blerjen e shtëpive dhe apartamenteve të shtrenjta në Londër – një nga vendet më të mira për të shndërruar paratë e krimit në pasuri të patundshme, duke paguar në para të thata për blerjen e shtëpive.

Të njëjtët rusë i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla të shtrenjta private, dhe mbajnë me punë restorantet më luksoze të Londrës. 

Ka pasur disa skandale mbi donacionet e mëdha nga oligarkët ruse në Londongrad, për llogari të Partisë Konservatore. Ndërsa zonja May po përpiqej të merrej me helmimin e fundit, bëri bujë lajmi se oligarkët rusë kishin dhuruar 850.000 paund për Konservatorët.

Në mënyrë të pabesueshme, Ministri i Financave, Philip Hammond, këmbënguli se s’ka asnjë perspektivë për kthimin e parave.

A mund të jetë dikush më mercenar se sa kaq? Arsyeja për deklaratën e turpshme të Hammond është e thjeshtë: Partia Konservatore ka vetëm 70.000 anëtarë që paguajnë kuotat e anëtarësisë, dhe që kanë një moshë mesatare 71 vjeç.

Pa donacione të mëdha nga miqtë e Putinit, partia e zonjës May do të zhytej në telashe serioze financiare.

Shënim: Denis MacShane, është një redaktor në “The Globalist”. Ai ka qenë Ministri i Britanisë së Madhe për Europën gjatë viteve 2002- 2005 – dhe është autori i librit “Brexit No Exit:Pse Britania nuk do të largohet nga Evropa”. 

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: 69 %Britaninë e Madheoligarketpërfundrusevënë

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
I shpërtheu mina në duar, media italiane: Xhihadistët duan kokën e Gentian Hoxhës

I shpërtheu mina në duar, media italiane: Xhihadistët duan kokën e Gentian Hoxhës

“Eja vidhni në Itali”, si kapoja futi në rrugë të keqe shqiptarët

“Eja vidhni në Itali”, si kapoja futi në rrugë të keqe shqiptarët

Petrit Vasili sulmon Ramën: Nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në plazhe

Vasili: Shqiptarët pa drejtim, qeveria skemë skandaloze për të varfrit

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro
Aktualitet

Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro

by mirseda
16:39 | 28/05/2025
0

Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro Operacioni...

“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku

“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku

16:30 | 28/05/2025
U zhgënjyen nga çmimet, përgjysmohet sipërfaqja me shalqi në Myzeqe

U zhgënjyen nga çmimet, përgjysmohet sipërfaqja me shalqi në Myzeqe

16:20 | 28/05/2025
Shembet galeria e kromit në Bulqizë, plagoset minatori

Shembet galeria e kromit në Bulqizë, plagoset minatori

16:16 | 28/05/2025
Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

16:10 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com