Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Oligarkët e mediave dhe pushteti i katërt

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Oligarkët e mediave dhe pushteti i katërt

Nga: Bedri Islami

Hapja e pusetës së pagesave të muajit janar është, si duket, fillimi i një sërë publikimesh të tjera, dhe, megjithëse përbëjnë shkelje të rëndë ligjore, si një e dhënë private që dhunohet, megjithëse shteti ka rënë në gjunjë para hakerave dhe përpëlitet përmes arsyeve absurde, megjithëse shefi i qeverisë duhej të kishte mbledhë urgjentisht qeverinë e tij, megjithëse tronditja më e madhe do të jetë lart e jo poshtë, përsëri ajo zbuloi edhe një të vërtetë të hidhur, të ditur, por që nuk kanë dashur njerëzit ta besojnë.

Në Shqipëri kemi oligarki politike që në 30 vite mban të mbërthyer çdo gjë pozitive dhe zhvilluese, pavarësisht se kush është në pushtet,

Në Shqipëri kemi oligarki financiare që mban të mbërthyer edhe pushtetin dhe i bën lgjet sipas interesave të çastit, duke grabitur naftën, minierat, detin, malin, ujin, dhe..një ditë do të synojnë të grabitin edhe ajrin.

Në Shqipëri kemi oligarkinë e sistemit të drejtësisë, oktopodi më i rrezikshëm i së drejtës në Shqipëri, gjysma e të cilëve u dëbuan si hajdutë, por që vazhdojnë të gëzojnë pasuritë e tyre të paprekura, t’i fshehin ato dhe të krijojnë çdo ditë biznese të reja.

Tani njerëzit mësojnë se në Shqipëri kemi edhe oligarkinë e medias, të futur thellë në kazanin e së keqes, të zvetnuar, përfitues të pashoq dhe mashtrues të shkallës së par.

Disa prej tyre figurojnë në borderot e oligarkëve politikë ose financiarë. marrin paga milionëshe dhe natyrisht bëjnë atë politikë për të cilën paguhen. Vendosin gjoba, shtremërojnë faktet, mashtrojnë, krijojnë alibi të paqena dhe çdo natë jemi të detyruar t’i dëgjojmë, sikur janë të dalë nga koka e Zeusit dhe jo si të zakonshmit.

Pagat e tyre në kompanitë që paguen, pagat mujore, janë më të larta se ato të një viti të punëtorit të zakonshëm, ose disa herë më shumë.

Drejtuesi i një media kombëtare, në një muaj, bashkë me bonusin e vitit 2020 paguhet me 240 milionë lekë të vjetra, ose 200 mijë euro në një muaj, që është më shumë se paga vjetore e presidentit amerikan.

Një “opinionist” , ka pagën më të ulët mujore 5 milionë lekë të vjetra dhe më të lartën 18 milionë.

Këto janë të përnatshëm. Në panelet televizive, duke qëndruar në kahe të kundërta, mund të mendosh se ato po përplasen për idetë që kanë, se janë besnikë të disa parimeve të qenësishme, kurse në të vërtetë, miq të afërt me njëri tjetrin, paguehen për të folur ashtu si flasin dhe pagat e larta, shpërblimet nga bosët e oligarkisë financiare, nga pushteti, i detyron të flasin ashtu.

Shteti është një gjunjë. Kur e di fare mirë se gazetarët vetëm gjysmën e pagës marrin përmes bankës e pjesën tjetër në dorë, mund të mendosh katrahurën.

Shteti nuk kontrollon më asgjë, ose nuk dëshiron të kontrollë asgjë. Ai ka bërë marrëveshjen e heshtur ose të fshehtë me median, pushtetin e katërt , të vënë nën kontrollin e shtetit, që të jetë kjo gjendje letargjie, mashtrimi, poshtërimi dhe varferie.

Si mundet që shteti të lejojë kompani private, të cilat regjistrohen me humbje, por pagat për drejtuesit e saj të huaj janë disa herë më të larta se sa paga e presidentit amerikan?

Si mundet shteti që të mos jetë kontrollues ndaj këtyre mashtrimeve të mëdha, ndërsa hap sytë edhe për një kilovat orë të harxhuar më shumë nga qytetari fukara?

Nesër mund të dalin në rrugë pronësitë, dëshmitë e penalitetit, të dhëna sekrete të ruajtura dikur me 1000 palë çelësa…ku do të jetë shteti?

Pushteti i mediave tani në majn e tij është bërë krejt i pabesueshëm, pjesë e dhunës politike që ushtrohet mbi njerëzit, dhe askush nuk duhet të shqetesohet përse do të nisë edhe rënia e besimit ndaj tyre.

Të marrësh 18 milion lekë të vjetra në muaj, duke bërë llogje çdo natë, duke patur pas vetes dyshime si një njeri që i ke shërbyer dikur edhe shërbimeve të huaja; të marrësh 17 milionë lekë të vjetra në muaj si besnik i politikës, që të shpërblen duke dërguar njerëzit tuaj të afërt në majën e sistemit të drejtësisë, të bësh politikë, pasi në një vit merr mbi 70 milionë lekë , kjo ajo që duket vetëm në një media, pa folur për pjesën në oligarkinë financviare apo në pushtet, të paguhesh duke ndjellë të zezën dhe të keqen, kjo nuk është normale.

Lehtësisht thuhet, konflikt interesi! Vetëm kaq? Është shumë më tepër. Ajo që doli nuk është asgjë nga ajo që fshihet. Dhëntë Zoti të mos dalin një ditë edhe listat e pagesave në shtetet fqinjë.

Puseta e pagave doli në sipërfaqe.

Të tjera ” puseta” mund të hapen nesër.

Shteti në gjunjë. Kryeministri bën mbledhje pas 100 ditëve. Shumica e njerëzve nuk e di se si do e kalojë vitin e ri.

Por nuk ka gjë:

Mjafton që oligarkët e mediave do të jenë përsëri të pranishëm në TV. Dhe ne do të shkruajmë me germa të zjarrta, rroftë media, rrofshin analistët, jetë të gjatë opinionistëve!

Tags: Bedri IslamiMediatpagatshteti shqiptar

TË LIDHURA

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
621 mijë persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër

621 mijë persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër

Rikthehen reshjet dhe temperaturat rriten me 3 gradë

Rikthehen reshjet dhe temperaturat rriten me 3 gradë

35-vjeçari me precedentë penalë ekzekutohet brenda makinës me targa të huaja

35-vjeçari me precedentë penalë ekzekutohet brenda makinës me targa të huaja







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Bardhi i përgjigjet Ballës: GJK i theu hundën Ramës. Të flasësh ti për jurisprudencë
Aktualitet

Bardhi i përgjigjet Ballës: GJK i theu hundën Ramës. Të flasësh ti për jurisprudencë

by mirseda
10:50 | 19/02/2026
0

Gazment Bardhi, reagoi ashpër ndaj deklaratave të Taulant Balla, duke deklaruar se “GJK i theu hundën Ramës”....

Balla i kthehet Bardhit: Bëre gafë, s’ka në Kuvend kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut

Rama në Bordin e Paqes, atje ku duhet të jetë Shqipëria o Gaz!”, Balla: Kreun e PD s’e takojnë

10:45 | 19/02/2026
Balla i kthehet Bardhit: Bëre gafë, s’ka në Kuvend kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut

Balla i kthehet Bardhit: Bëre gafë, s’ka në Kuvend kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut

10:32 | 19/02/2026
Seanca paraprake e Metës dhe Kryemadhit, mbrojtja e ish-presidentit: Do të kërkojmë pushim të akuzës

Seanca paraprake e Metës dhe Kryemadhit, mbrojtja e ish-presidentit: Do të kërkojmë pushim të akuzës

10:28 | 19/02/2026
“Mos provokoni opozitën!”, Bardhi nga Kuvendi: Të mbahet seancë urgjente për Ballukun

“Mos provokoni opozitën!”, Bardhi nga Kuvendi: Të mbahet seancë urgjente për Ballukun

10:25 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com