Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak të pandemisë, kishin rritur nivelin e dhunës, duke i lënë ato të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh.

Kombet e Bashkuara thanë se, që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, të gjitha llojet e dhunës ndaj grave dhe vajzave, veçanërisht dhuna në familje, ishin intensifikuar.

“Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi. Ajo gjithashtu ka nevojë për reagimin tonë global dhe të koordinuar”, tha drejtorja ekzekutive e agjencisë së Kombeve të Bashkuara “UN Women”, Phumzile Mlambo-Ngcuka në një deklaratë.

Vitin e kaluar, 243 milionë gra dhe vajza kanë përjetuar dhunë seksuale ose fizike nga partneri i tyre.

Këtë vit, raportet theksojnë se ka pasur rritje të dhunës, zyrtarja e OKB-s.

Në qytetin turk të Stambollit, disa qindra njerëz u mblodhën për të protestuar kundër dhunës në familje ndaj grave.

Një grua që mori pjesë në protestë, por që nuk pranoi të identifikohet, i tha agjencisë Reuters: “Ligji nuk i mbron gratë ashtu siç duhet. Ne jemi këtu për t’u dëgjuar zëri jonë. Ka vrasje të grave që ndodhin pothuajse çdo ditë në këtë vend, por njerëzit që po kryejnë krimin janë të lirë “.

Në Itali, protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit duke mbajtur parulla me mbishkrimin “Gratë nuk janë lodra”. Italia kishte një nga masat e izolimit më të rrepta në botë, midis marsit dhe majit, për shkak të pandemisë. Karantina ka krijuar kushte për rritje të vrasjeve të grave nga anëtarët e familjes në të njëjtën shtëpi, sipas një studimi nga Instituti Italian i Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale. “Ne kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të dhunës në familje gjatë masave të izolimit”, tha protestuesja, Serena Freddi.

“Kjo tregon se shtëpia është ende një vend konflikti dhe dhune për gratë”, shtoi ajo.

Spanja mbajti një minutë heshtje për gratë e vrara dhe në Portugali, organizata vëzhguese OMA, tha se deri më tani, gjatë këtij viti, 30 gra ishin vrarë, gjysma e tyre viktima të dhunës në familje.

Ministri i Brendshëm i vendit, Eduardo Cabrita, tha se kishte një rënie prej 6% të numrit të ankesave në lidhje me dhunën në 10 muajt e parë të vitit 2020 nga një vit më parë. Kjo, sipas tij, tregon se gratë e kanë pasur më të vështirë gjatë izolimit të kërkojnë ndihmë.

Në Gjermani, kancelarja, Angela Merkel, tha se “statistikat tregojnë se çdo 45 minuta një grua në vendin tonë sulmohet nga partneri i saj aktual ose nga ish-partneri”.

“Këto janë fakte mizore. Çdo rast i vetëm tregon një histori të tmerrshme. Ne kurrë nuk duhet ta kthejmë kokën anash kur vajzat ose gratë kërcënohen me dhunë ose sulmohen”, tha ajo./REL/

Tags: dhuna ndaj graveOKBpandemi

TË LIDHURA

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për banorët e Gazës: Largohuni menjëherë drejt  jugut ose do të quheni “terroristë”
Bota

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për banorët e Gazës: Largohuni menjëherë drejt jugut ose do të quheni “terroristë”

17:17 | 01/10/2025
Erdogan: Nuk do të lejojmë që “terroristët” ta copëtojnë Sirinë si në të kaluarën
Bota

Erdogan: Nuk do të lejojmë që “terroristët” ta copëtojnë Sirinë si në të kaluarën

16:20 | 01/10/2025
Hamasi kërkon ndryshime në planin e Trump, ndasi brenda grupit palestinez
Bota

Hamasi kërkon ndryshime në planin e Trump, ndasi brenda grupit palestinez

14:16 | 01/10/2025
Next Post
Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Granata në zyrë, aleati i Bashës nxjerr prapaskenat e rënda

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Tiranë/ Ishin shpallur në kërkim për krime të ndryshme, arrestohen 4 persona në Tiranë
Aktualitet

Tepelenë, regjistroi në mënyrë fiktive si pacient të dënuarin me arrest shtëpie, procedohet infermieri

by mirseda
18:59 | 01/10/2025
0

Një infermier 39-vjeç nga Memaliaj, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre pas inga hetimet dyshohet se ka...

BIRN: Presidenti anashkalon Kushtetutën dhe dekreton zgjedhjet në Tiranë

BIRN: Presidenti anashkalon Kushtetutën dhe dekreton zgjedhjet në Tiranë

18:25 | 01/10/2025
Ambasada e BE në Tiranë: Nga 12 tetori, nis zbatimi i sistemit të ri të menaxhimit të hyrje-daljeve drejt vendeve të Shengen. Nuk ka kosto shtesë

Ambasada e BE në Tiranë: Nga 12 tetori, nis zbatimi i sistemit të ri të menaxhimit të hyrje-daljeve drejt vendeve të Shengen. Nuk ka kosto shtesë

17:37 | 01/10/2025
Izraeli jep paralajmërimin e fundit për banorët e Gazës: Largohuni menjëherë drejt  jugut ose do të quheni “terroristë”

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për banorët e Gazës: Largohuni menjëherë drejt jugut ose do të quheni “terroristë”

17:17 | 01/10/2025
Moti bën kthesën drastike nesër, rrebeshe shiu në të gjithë territorin dhe borë, ja çfarë pritet të ndodhë

Moti bën kthesën drastike nesër, rrebeshe shiu në të gjithë territorin dhe borë, ja çfarë pritet të ndodhë

17:15 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com