Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Oerd Bylykbashi: Denar Biba thotë ç’të mundet që të ndihmojë partinë e tij

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Oerd Bylykbashi: Denar Biba thotë ç’të mundet që të ndihmojë partinë e tij

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka ironizuar reagimin e kryetarit të KQZ-së, Denar Biba. Bylykbashi thekson se “Biba nga zelli politik thotë e këput ç’të mundet që të ndihmojë partinë e tij”. Më pas i kujton të shkuarën e tij në KQZ kur braktisi detyrën e anëtarit te KQZ me urdhër partie. Bylykbashi argumenton se PEE ka të drejtë të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor sepse të drejtat ankimore ja jep Kodi Zgjedhor.

Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit

Pandi Majko do të thoshte: Shut up!!!

Ka dalë sot Kryetari i KQZ dhe paska bërë përsëri doktrinë. Me ç’nuk e kemi dëgjuar deri më sot, teori pas teorish, se si afati nuk është afat e plot doktrinllëqe që në 20 vitet e fundit as KQZ, as ata që kane hartuar Kodin ndër vite (dhe janë një numër ekspertësh me reputacion), dhe bash ata që e kanë zbatuar, nuk i kishin dëgjuar ndonjëherë!

Pasi çuditi dynjanë duke na shpjeguar sesi periudha 49 dite është e barabartë me 50 ditë, sot po na shpjegoka sesi një parti e regjistruar si subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je nuk na qenka subjekt zgjedhor!

Unë e kuptoj z. Biba që nga zelli politik thotë e këput ç’të mundet që të ndihmojë partinë e tij. Madje z. Biba ne 2013 braktisi detyrën e anëtarit të KQZ me urdhër partie. Këtë e mbajnë mend të gjithë. Ndaj nuk çuditem.

PAA është subjekt zgjedhor i regjistruar sipas procedurës se përcaktuar nga neni 64. Pike! Pra është subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je dhe ka të gjitha të drejtat ankimore që i jep ky Kod! Të kërcejë përpjete Kryetari Biba.

Të lexoje më poshtë z. Biba dhe po gjeti liste shumëemërore si kërkesë për regjistrim subjekti, do ta quajmë Neni Biba.

Neni 64*

Regjistrimi i partive politike në zgjedhje

  1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

      2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:

  1. a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë;
  1. b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët;
  1. c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;

 ç) specimenin e vulës së partisë;

  1. d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë; dhe
  1. dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në.

 

Kaq duhet dhe PAA e ka bërë këtë dhe është regjistruar. Do apo nuk do Kryetari Biba, sado doktrinar të jetë, edhe po t’i bashkohet ndonjë koleg që më akt normativ ndryshon Kushtetutën, nuk e ndryshon dot Kodin.

Një shpjegim i thjeshtë: një parti e regjistruar nga KQZ është subjekt zgjedhor dhe ka të drejta ankimore deri në fund. Por nëse nuk ka listë, ai subjekt zgjedhor thjesht nuk regjistrohet në fletën e votimit që është akti përmbyllës për votimin. E kuptove! Apo duhet dërrasë e zeze?

Për dijeni të Z. Biba, KQZ quhet KQZ dhe jo Biba, ka 7 anëtarë dhe vendos kolegjialisht.

Por z. Biba ka marrë dhe huqin që të bëjë edhe Kolegjin Zgjedhor tani. Shih bëj aq punë sa të kanë lënë me ligj për të bërë! Mjaft dhe intervista!

Ndaj jam shumë dakord me kolegun Pandi! Njësoj si atë ditë në Komision të Ligjeve.

​

Tags: Denar BibaKolegji ZgjedhorKQZOerd Bylykbashi

TË LIDHURA

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh
Aktualitet

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
Aktualitet

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik është vjedhje e tokës sonë,

11:38 | 09/02/2026
Next Post
Reichel: Kosova, ka dëshmuar se nuk është në gjendje t’i përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave

Reichel: Kosova, ka dëshmuar se nuk është në gjendje t’i përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave

Punë ka por… profesionistët kanë ikur jashtë shtetit

Punë ka por... profesionistët kanë ikur jashtë shtetit

Lunacek: Më vjen keq që nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave

Lunacek: Më vjen keq që nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

by mirseda
12:04 | 09/02/2026
0

Këtë të hënë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbahet seanca e dosjes “Partizani”. Mësohet...

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik është vjedhje e tokës sonë,

11:38 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com