Organizata Botërore e Tregtisë ka publikuar një raport me profilin tregtar të 190 ekonomive të ndryshme të botës, mes të cilave edhe Shqipëria.
Ky dokument shërben si guidë për tregtarët dhe investitorët. Praktikisht kjo është kartolina e Shqipërisë për tregtinë dhe flet me detaje, për çdo sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare që ka lidhje të drejtpërdrejtë me tregtinë.
Shqipëria mban vendin e 131-të në botë për eksportet kurse vend të126-të për importet. Shqipëria renditet në vendin e 99-të dhe 114-të për marrëdhëniet tregtare. Kjo tregon se, infrastruktura shqiptare është në favor të eksporteve, dhe jo të importeve.
Krahasimi mes vendeve të rajonit, brenda këtij raporti është mjaft i rëndësishëm. Bosnje-Hercegovina është bindshëm më mirë se ne në tre nga katër indikatorët. Mali i Zi është më keq se Shqipëria, në të katër indikatorët.
Serbia është më mirë se Shqipëria në të katër indikatorët kryesorë, me një diferencë të ndjeshme. Maqedonia ndërkohë është më mirë se Shqipëria vetëm për import-eksport, ndërkohë që mbetet mbrapa sa i përket shërbimeve tregtare.