Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

OBSH-ja konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një “emergjencë globale”

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vendosë të enjten, nëse do ta shpallë linë e majmunëve një emergjencë shëndetësore globale, duke nxitur kritika nga shkencëtarët afrikanë që shprehen se kjo sëmundje përbën prej vitesh një krizë shëndetësore në kontinentin e tyre.

Diskutimet dhe shqyrtimi i përgjigjes së OBSH-së ndaj shpërthimit të sëmundjes, pasojnë shqetësimet se si agjencia e Kombeve të Bashkuara dhe qeveritë në mbarë botën trajtuan COVID-19 në fillim të vitit 2020.

Një “emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar” është niveli më i lartë i alarmit të OBSH-së. Agjencia nuk deklaroi pandemi, por filloi të përdorë termin për të përshkruar COVID-19 në Mars të 2020-s.

Për shumë qeveri në mbarë botën, ky moment ishte çasti kur ata filluan të ndërmerrnin masa për të përmbajtur sëmundjen, çka rezultoi të ishte tepër vonë për të bërë ndryshim.

Lija e majmunëve nuk përhapet aq shpejt sa COVID dhe për këtë sëmundje ekzistojnë tashmë vaksina dhe medikamente për trajtimin e saj, por sërish ka rritur alarmin në mbarë botën.

Numri i të prekurve jashtë kontinentit afrikan ka arritur në 3000 raste në më shumë se 40 vende, sipas agjencisë Reuters, dhe më së shumti midis meshkujve që kryejnë marrëdhënie me meshkuj. Ende nuk ka raportime për raste vdekjeje.

Sëmundja virale, e cila shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe acarim të lëkurës, është përkufizuar si endemi në disa pjesë të Afrikës. Kontinenti ka regjistruar rreth 1500 raste të dyshuara që nga fillimi i vitit 2022, nga të cilat 66 prej tyre kanë rezultuar me pasojë vdekjen, sipas të dhënave zyrtare.

“Kur nje sëmundje prek vendet e pazhvilluara, nuk është një emergjencë. Ajo shndërrohet në të tillë vetëm kur preken vendet e zhvilluara”, deklaroi profesor Emmanuel Nakoune, drejtor i insutitit “Pasteur” në Bangui, në Republikën Qendrore Afrikane, i cili po zhvillon testime mbi mjekimin e lisë së majmunëve.

Megjithatë, Nakoune tha se nëse OBSH-ja do të shpallë gjendje emergjence, ky do të ishte një hap i rëndësishëm. Komiteti i emergjencave globale mblidhet të enjten për të diskutuar në Gjenevë mbi hapat që do ndërmerren për të kufizuar përhapjen e mëtejshme te kësaj sëmundjeje. Në panel bëjnë pjesë ekspertë nga rajonet më të prekura, të cilët janë konsultuar edhe me shkencëtarë, përfshi Nakoune.

Ata do t’i dërgojnë një rekomandim Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili merr vendimin përfundimtar nëse do të shpall gjendjen e emergjencës.

Vendimi, nëse merret shpall alarmin dhe mund të nxisë hapa të mëtejshëm nga OBSH-ja, sikurse dhe vëmendje të shtuar nga shtet anëtare.

OBSH-ja ka dhënë tashmë udhëzime të detajuara për sëmundjen dhe tha se po punon për një mekanizëm për shpërndarjen e trajtimeve dhe vaksinave.

Shumica e ekspertëve pajtohen se lija e majmunëve i plotëson teknikisht kriteret për përkufizimin nga OBSH-ja si “emergjencë botërore”. Është një ngjarje e papritur dhe e pazakontë që po përhapet ndërkombëtarisht dhe kërkon bashkëpunim mes vendeve. /evropaelire

Tags: emergjencë globalelija e majmunitOBSH

TË LIDHURA

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026
Bota

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve,dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:45 | 03/06/2026
Bota

NATO nis stërvitjen e madhe detare “BALTOPS” në Baltik, mbi 6 mijë trupa dhe 30 anije në operacion

19:37 | 03/06/2026
Next Post

Basha shfaqet në Kuvend, takon të gjithë kolegët (FOTO)

Samiti në Bruksel/Ironia e Ramës: Ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi

Dunat fosile të Abu Dhabi, një peisazh i bukur i ngrirë i krijuar nga ndryshimet klimatike







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com