Ish-presidenti amerikan Barack Obama e ka kritikuar ashpër Donald Trump-in për mënyrën se si e ka menaxhuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi.
Obama e cilësoi përgjigjen amerikane ndaj pandemisë “një katastrofë kaotike”.
Ai deklaroi se dëshiron të luajë rol më të madh për të mbështetur Joe Biden-in në garën e tij për president në muajin nëntor.
Ish-presidenti mes tjerash ka kritikuar ashpër edhe vendimin për hedhje poshtë të akuzave kundër ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Michael Flynn, gjatë hetimeve për lidhjet e mundshme mes Trump-it dhe Rusisë.