Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

O grua, pse hesht? Ti nuk je shërbëtorja e tij!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
O grua, pse hesht? Ti nuk je shërbëtorja e tij!

Nga: Marsela Sinani

Një tjetër rast i ngacmimit seksual ka tronditur shoqërinë shqiptare, ku një kryefamiljar 50-vjeçar ka abuzuar me nusen e djalit dhe vajzën e tij. Ky rast e shumë të tjera të cilat nuk janë bërë publike, janë një shenjë këmbane. Fenomeni i ngacmimit seksual daton qysh në kohërat më të hershme. Po kështu, vetë ngacmimi seksual është një nga format më të vjetra të ushtrimit të pushtetit, midis burrit dhe gruas, që zakonisht gruaja ka qenë në rolin e viktimës, ndërsa në të shumtën e rasteve, burri në rolin e kërcënuesit.

Për një informacion më të detajuar se çfarë i shtyn këta meshkuj të ndërmarrin akte të tilla, se çfarë terreni gjejnë në familje ose më gjerë, kemi pyetur psikologen Lediona Braho. Ajo ka rrëfyer për “Tirana Today” se njerëzit që abuzojnë seksualisht me të tjerët, edhe pse janë shumë të ndryshëm, sërish shfaqin disa karakteristika të përbashkëta psikologjike. Ajo ç’ka vlen të theksohet lidhet me faktin se si rezultat i heshtjes së shoqërisë, jeta e grave dhe vajzave të reja është bërë tejet dramatike.

“Fatkeqësisht, kronika të tilla janë bërë të shpeshta në media. Ndër të parët që pyeten janë profesionistët e shëndetit mendor, ndaj shpesh ne duhet të ndalemi dhe të reflektojmë pse njerëzit kryejnë krime, në veçanti krime brenda familjes. Në rastin konkret, një burrë 50-vjeçar, i cili jeton në një fshat të thellë, kryen një krim të dyfishtë: abuzon seksualisht me gruan e të birit, dhe me të bijën e tij të mitur. Abuzimi seksual është një krim që ndëshkohet me ligj. Ndërkohë, ne përpiqemi të gjejmë arsyet pse ai ka abuzuar seksualisht, brenda rrethit familjar, aq më tepër brenda lidhjeve të gjakut. Mirëpo, duke mos pasur të dhëna të tjera mbi rastin dhe mbi dinamikat familjare, nuk mund të jap përgjigje korrekte mbi motivacionin e autorit të krimit. Kjo pasi motivacioni i dikujt që kryen një krim, është personal.

Duke dalë jashtë kontekstit të rastit dhe duke e zgjeruar tablonë, referuar rasteve të ngjashme dhe të dhënave kërkimore, njerëzit që abuzojnë seksualisht me të tjerët edhe pse janë shumë të ndryshëm, sërish shfaqin disa karakteristika të përbashkëta psikologjike, si: mundet të besojnë se dhuna ndaj grave është normale, mund të jenë armiqësorë ndaj grave, mund të besojnë se nuk do të ndëshkohen, mund të jenë seksualisht më aktivë, por edhe më të frustruar se të tjerët, mundet të konsumojnë pornografi dhe të kenë fantazi të dhunshme, mundet të përdorin alkool ose drogëra të tjera etj. Këto dhe arsye të tjera, sigurisht, ndodhin dhe amplifikohen në kontekste të caktuara politiko-ekonomiko-shoqërore”.

Ajo apelon se të gjithë duhet të tregohen të vëmendshëm për t’i parandaluar dhe trajtuar këto krime.

“P.sh., një shoqëri ku abuzimi seksual ndëshkohet më shumë me ligj, ndryshon nga një tjetër ku njerëzit nuk ndëshkohen; një shoqëri ose një grup njerëzish me pamundësi ekonomike dhe shoqërore, me papunësi ose e paarsimuar, ndryshon nga një shoqeri e arsimuar dhe në gjendje të mirë ekonomike. Ndaj duhet të jemi gjithmonë të vetëdijshëm edhe rreth faktorëve kolektivë (politika, ekonomia, historia, kultura, vlerat etj) dhe faktorët individualë, pra të vetë personit, (rritja, personaliteti, shëndeti mendor, dinamikat familjare etj.). Megjithëse krime ndodhin në të gjitha shoqëritë, sërish ka faktorë të shumtë që ndikojnë në rritjen ose pakësimin e sjelljeve kriminale, në tërësi, ndaj të gjithë aktorët e shoqërisë duhet të tregohen të vëmendshëm për t’i parandaluar dhe trajtuar këto krime, në emër të jetës”, tha ajo, në një intervistë për “Tirana Today”.

Në fund, për të vendosur pikat mbi “i”, në vend që të shqyrtojmë degradimin e dhunshëm të personave që janë pjesë e shoqërisë, përballemi me heshtjen e kësaj shoqërie, heshtje që nxit akoma më shumë dhunën. 

Dominanca e dhunës mashkullore dëmton familjet në të gjitha brezat, sikundër përforcon forma të tjera të dhunës në shoqëri.

Tirana Today 

Tags: dhunegruaheshtje

TË LIDHURA

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit
Aktualitet

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali
Aktualitet

Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali

19:45 | 05/12/2025
Next Post
Krimi mafioz/Rrëfehet ish-burri i shqiptares: Nuk e meritonte këtë fund

Krimi mafioz/Rrëfehet ish-burri i shqiptares: Nuk e meritonte këtë fund

Skenar ukrainas në Serbi kundër Vuçiçit: Po synohet luftë civile

Skenar ukrainas në Serbi kundër Vuçiçit: Po synohet luftë civile

Lihet i lirë dekani i Fakultetit në Elbasan, vuan nga diabeti

Lihet i lirë dekani i Fakultetit në Elbasan, vuan nga diabeti







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

by mirseda
22:56 | 05/12/2025
0

Në një sallë plot me figura të njohura politike nga vendi dhe trojet, artistë dhe shumë personazhe...

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com