Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Numri i terroristeve femra të ISIS do rritet”, Europol jep alarmin

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
“Numri i terroristeve femra të ISIS do rritet”, Europol jep alarmin

Pas humbjeve në Siri, milicët xhihadistë kërkojnë gjithnjë e më shumë mbështetjen e grave si në luftën në front, edhe për atentate në shtetet e perëndimit. Numri i terroristeve femra do rritet, paralajmëron Europoli.

Vitin e kaluar 15% e ish-luftëtarëve të organizatës terroriste “Shteti Islamik” që u dënuan në Bashkimin Europian kanë qenë femra. Tendenca është në rritje. Në këtë konkluzion arrin një studim i autoritetit policor europian, Europol. “Femrat u bënë për IS-in të pazëvendësueshme si në rajonet e luftës ashtu  edhe në perëndim”, sqaroi drejtoresha e Europol-it, Catherine De Bolle në prezantimin e studimit në Hagë. Organizata terroriste e paraqet si “detyrim moral” të grave që të marrin pjesë në xhihad.

Që nga tërheqja gjithnjë e më e madhe e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” nga Siria nga marsi i vitit të kaluar, u thirrën për luftë gjithnjë e më shumë femra. “Luftëtaret femra madje tani brohoriten”, tha De Bolle. Megjithatë, theksojnë ekspertët e Europolit, ideologjia e milicëve xhihadistë nuk ka ndryshuar. Sipas saj, detyra parësore e gruas është të mbështesë bashkëshortin në shtëpi, të lindë fëmijë dhe t’i rrisë në bazë të ideologjisë së ISIS-it.

IS dallon nga organizata të tjera islamiste

Për studimin janë përdorur burime si faqe propagandistike të terroristëve në internet, që kanë si qëllim të shpallur ngritjen e kalifatit. Për këtë qëllim pjesëmarrja e grave është e pazëvendësueshme, thonë ekspertët. Gratë do të luajnë një rol më të madh jo vetëm për të qenë pjesë e xhihadit, por ato do të jenë më aktive edhe në media, në shërbimin shëndetësor dhe arsim. Ky qëndrim e dallon IS-in dukshëm nga organizata të tjera radikale islamiste, si talibanët në Afganistan apo Boko Haram që është aktiv në Afrikë. Arsyet, pse pikërisht femrat nga perëndimi iu bashkëngjitën ISIS-it nuk janë shqyrtuar në studim. Europol nuk është shprehur, për atë, se si duhet të veprojnë vendet anëtare të BE me gratë, që duan të kthehen nga rajonet e luftës në vendlindjet e tyre në Europë. “Këto raste duhet të vlerësohen individualisht”, u shpreh drejtoresha e Europolit.

Fund miteve për femrat e IS-it

Në të njëjtën kohë ky studim u jep fund miteve. Femrat e ISIS-it nuk mund të pretendojnë më, se nuk kanë pasur dijeni për terrorin dhe qëllimet e organizatës së tyre. Përkundrazi: ISIS është i hapur plotësisht në propagandën që bën. Jeta në Kalifat prezantohet me të gjithë ashpërsinë e saj. Përveç kësaj gratë e luftëtarëve të ISIS-it nuk mund të pretendojnë më, se kanë qenë vetëm në shtëpi apo janë kujdesur për fëmijët. Myslimanet në rekrutimet e bëra online janë shprehur hapur për detyrimin individual për xhihad. “Si shpërblim për këtë premtohet një rrugë për në parajsë”, është shprehur drejtoresha e Europol-it./DW

Tags: alarminEuropolfemraISISnumrirritetterroristëve

TË LIDHURA

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Bota

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!
Bota

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Next Post
“I përdorje për të vrarë njerëz”, Veliaj shpërthen ndaj Berishës: Pis burrë, a ke cipë

“I përdorje për të vrarë njerëz”, Veliaj shpërthen ndaj Berishës: Pis burrë, a ke cipë

Aksidenti tragjik/ “Flet” policia: Tre persona ndërruan jetë, vajza kaloi në vdekje klinike (Emrat)

Aksidenti tragjik/ “Flet” policia: Tre persona ndërruan jetë, vajza kaloi në vdekje klinike (Emrat)

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, çmimi i “çmendur” i veshjes së Kim Kardashian

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, çmimi i “çmendur” i veshjes së Kim Kardashian







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com