Ambasada Amerikane në Tiranë ka një tjetër këshillë për aplikantët e lotarisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada njofton se askush nuk duhet paguajë dikë për të kryer regjistrimin për lotarinë DV-2020.
“Ju nuk keni nevojë të paguani dikë që t’ju kryejë regjistrimin për lotarinë. Bëhuni eksperti i vetes tuaj këtë vit duke parë videon ilustruese këtu”, shkruhet në postimin e Ambasadës, bashkëngjitur videos udhëzuese se si mund të regjistrohesh në lotari.