Trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci është duke u përballur me shumë vështirësi, në prag të një ndeshje mjaft të rëndësishme përballë Skocisë. Mungesat janë të shumta në këtë sfidë, pasi Hysajt dhe Bashës që janë të pezulluar për shkak të kartonëve, u shtohen edhe disa emra të tjerë.
Fillimisht ishte Ylber Ramadani që pas ftesës nuk u konfirmua, më pas Lorent Sadiku nuk u bashkua me kuqezinjtë, që sipas trajnerit edhe ai është i dëmtuar. Kësaj liste i shtohet edhe emri i sulmuesi Rei Manaj.
Sulmuesi lushnjar është dëmtuar lehtë dhe është në dyshim të madh. Trajneri Panucci ka zbuluar ditën e sotme në konferencën për shtyp se me ekipin Kombëtar mund të bashkohet talenti i Shpresave, Fiorin Durmishaj.
21-vjeçari është njoftuar dhe pritet një përgjigje, nëse do t’i bashkohet apo jo Kombëtares së Panuçit. Durmishaj nuk është aktivizuar asnjëherë me ekipi A dhe nuk përjashtohet mundësia që ai ta refuzoje ftesën për të pritur një sinjal nga Greqia.
“Mund të vijë Durmishaj, e presim sot, Manaj ka disa probleme, është dëmtuar, ndaj na duhen përforcime. Kam folur me Bushin, i kam shpjeguar që na duhet Durmishaj, të shohim”, u shpreh Panuçi.