Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nuk ka fishekzjarre këtë fundvit, urdhri nga 3 ministri

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nuk ka fishekzjarre këtë fundvit, urdhri nga 3 ministri

Ashpërsohen masat lidhur me parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Urdhri për ndalimin e hedhjes në treg të këtyre lëndëve është firmosur nga tre ministra: ai i Brendshëm, i Mbrojtjes si dhe i Financave dhe Ekonomisë.

Vendimi i plotë

Në kuadër të masave ligjore që ndërmerren nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera shtetërore për vendosjen e një regjimi të ri që synon bllokimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve është firmosur urdhri i përbashkët nga ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë.

Në urdhër përcaktohen masat dhe hapat që do të ndërmerren për ndalimin e hedhjes në tregun e brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil nga publiku i gjerë.

Në urdhrin e përbashkët të tre ministrave është specifikuar se artikujt që do të ndalohen të hidhen në treg janë:

– të kategorisë 2 (F2), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura jashtë ndërtesave, kërkon një distancë nga 5 deri në 8 metër nga njerëzit dhe objektet;

– të kategorisë 3 (F3), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura kërkon një distancë mbi 25 metër nga njerëzit dhe objektet.

Ndërkohë do të ndalohet prodhimi, importi, eksporti, magazinimi, shitja dhe përdorimi i të gjitha substancave piroteknike dhe fishekzjarrëve, të cilat në përmbajtjen e tyre kanë: squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla.

Në urdhër janë përcaktuar edhe detyrimet e institucioneve shtetërore për ndalimin dhe hedhjen në treg të këtyre produkteve. Komisioni i Dhënies së Licencave, pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të ndalojë prodhimin me qëllim shitjen për treg të brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil, të kategorisë 2 (F2) dhe të kategorisë 3 (F3).

Komisioni i Dhënies së Licencave gjithashtu do të rishikojë licencat e importit dhe prodhimit të cilat janë në fuqi, për ndalimin e hedhjes në tregun e brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil, të kategorisë 2 (F2) dhe të kategorisë 3 (F3).

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të ndalojë importin e artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil në tregun e brendshëm të kategorisë 2 (F2) dhe të kategorive 3 (F3).

Në urdhër janë përcaktuar rastet kur do të lejohen këto produkte. Kështu është përcaktuar se do të lejohen të përdoren vetëm nga subjekte të licencuara për përdorimin e lëndëve plasëse, piroteknike dhe fishekzjarrë, në raste festash kombëtare apo lokale të organizuara nga institucionet publike, evente festive, ose në rast festash familjare (dasma, ditëlindje), e në të gjitha rastet do të lejohen vetëm pas vënies në dijeni të Komisariatit të Policisë, që mbulon zonën.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve/Ekspertë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave, si dhe Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, do të ngrenë Task Forcën, e cila ushtron kontrolle për verifikimin e kushteve në linjat e prodhimit dhe të magazinimit të subjekteve të licencuara për prodhim, import/eksport të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrë, sipas fushave të përgjegjësisë.

Strukturat vendore të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Policisë së Shtetit, Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi do të jenë përgjegjëse për kontrollin dhe verifikimin e kushteve të transportit, magazinimit dhe të shitjes në dyqanet sipas juridiksionit territorial dhe fushave të përgjegjësisë.

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve në Ministrinë e Mbrojtjes, do të bëjë njoftimin e subjekteve të licencuara për import dhe prodhim të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrë. Subjektet e licencuara mund të tërheqin nga tregu dhe të magazinojnë produktet, me qëllim përdorimin e tyre, vetëm në rastet e lejuara ose eksportin e tyre.

Më herët Ministria e Brendshme u ka kërkuar të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese. Provat eksperimentale vërtetuan se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.

TË LIDHURA

Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja  në Shkodër
Aktualitet

Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja në Shkodër

12:31 | 28/10/2025
Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona
Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

12:21 | 28/10/2025
Atentati me tritol në Shkodër/ Shpërthen makina sapo ndizet, plagoset 38-vjeçari,punonjës i Tatimeve
Aktualitet

Atentati me tritol në Shkodër/ Shpërthen makina sapo ndizet, plagoset 38-vjeçari,punonjës i Tatimeve

12:19 | 28/10/2025
Next Post
Unë jam një ngelës ndërkombëtar/Rama: Fjalën “këllqe” shikojeni në fjalor

Unë jam një ngelës ndërkombëtar/Rama: Fjalën "këllqe" shikojeni në fjalor

“Po ia lë amanet Nikollës, se ajo vdes për kërkimin shkencor”/Demokrati vë në lojë Ramën

"Po ia lë amanet Nikollës, se ajo vdes për kërkimin shkencor"/Demokrati vë në lojë Ramën

Emrat/ Zhvatnin tregtarët ambulantë, kush janë 3 policët që u prangosën

U bënte zbor makinave tip “Benz”, kapet i "forti" i Elbasanit







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja  në Shkodër
Aktualitet

Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja në Shkodër

by mirseda
12:31 | 28/10/2025
0

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Shkodër, ku pas një shpërthimi me tritol u plagos Enea Buzukja. lënda...

Anulimi i negociatave tregtare , kryeministri i Kanadasë: Trump po vepron emocionalisht

Anulimi i negociatave tregtare , kryeministri i Kanadasë: Trump po vepron emocionalisht

12:27 | 28/10/2025
Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

12:21 | 28/10/2025
Atentati me tritol në Shkodër/ Shpërthen makina sapo ndizet, plagoset 38-vjeçari,punonjës i Tatimeve

Atentati me tritol në Shkodër/ Shpërthen makina sapo ndizet, plagoset 38-vjeçari,punonjës i Tatimeve

12:19 | 28/10/2025
Fshehën të ardhurat , sekuestrohen pasuritë e “International Medicare” dhe “Sante Plus” në Tiranë

Fshehën të ardhurat , sekuestrohen pasuritë e “International Medicare” dhe “Sante Plus” në Tiranë

11:09 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com