“Nuk jemi të shpejtë”, Hamilton pranon që Mercedesi ka shumë punë për të bërë

Lewis Hamilton thotë se Mercedesi kanë shumë punë për të bërë nëse do të fillojë mirë në garën e parë të sezonit pas dy javësh, pasi pranoi se “nuk jemi të shpejtë mjaftueshëm ” në ditën e fundit të testimieve para-sezonale në Bahrein.

Anglezi foli hapur për performancën e ekipit të tij të dielën mbrëma në Bahrein dhe kur u pyet se ku duhet t’i bëjë Mercedesi ndryshimet më të mëdha në vijim ai shtoi: “Ndoshta kudo. Ndjehet një rënie në total gjatë xhiros nuk është se ka një pikë të caktuar ”u përgjigj ai.