Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Nuk ikën kur duhet dhe ikën kur s’duhet”, Ben Blushi rrëfen bisedën me ish-përkthyesin në Presidencë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ben Blushi 

Edvin Schwartzi erdhi gjysëm ore me vonesë. Më solli një libër. Me titull Dhimbje. Nga një shkrimtare hebreje.

Schwartz e mban mend kur luanim me zara në gjimnaz, e pyeta

E mbaj mend, luanim pas palestrës te Sami Frashëri, tha Schwartzi

Ti fitoje shumë kjo më acaronte, thashë unë

Unë fitoja se nuk bëja hile,

Ti bëje shumë hile Schwartz,

Asnjë hile, i hidhja zarat drejt por kisha fat

Sa lekë ke fituar me zara?

Aq sa më duheshin, tha Schwartzi

Po ç’përgjigje është kjo sa ke fituar më thuaj

Aq sa më duheshin, tha Schwartzi, 10, 20, 50 lekë

Unë maximumi një herë kam fituar 100 lekë, thashë unë

Çfarë i bëre, pyeti Schwartzi

Bleva 10 pite,

Me djathë apo me mish ?

Me djathë,

Edhe pitet me mish ishin të mira te Rruga e Dibrës, tha Schwartzi

Po tjetër, ç’a loje luanim, thashë unë

Luanim me bileta autobuzi, tha Schwartzi

Se mbaj mend, thashë unë, ma kujto pak si ishte kjo me bileta

Bileta kishte gjashtë numra nga të cilët mund të zgjidhje vetëm tre

A po më kujtohet, kush kishte më shumë pikë fitonte

Po pra, nëse ti zgjidhje të parën të tretën dhe të pestën te bileta jote këto numra duhej të ishin më shumë se e para e treta dhe e pesta te bileta ime

Hajde luajme edhe një herë, thashë unë

S’kemi më bileta autobuzi, tha Schwartzi, tani biletat janë me shtatë numra jo me gjashtë

Epo unë nuk hypi më në autobuz, thashë unë

Normal se dikur më akuzoje mua për borgjez, tha Schwartzi

Ouu, as kjo nuk më kujtohet, thashë unë

Unë dilja nga liqeni me një qen anglez Setter gjuetije dhe sa më shihje më thoje ke dalë shëtitje me qenin o borgjez,

E ç’a thoje ti?

Po pse vetëm ata të bllokut kanë të drejtë të kenë qen, këtë thoja,

Schwartz ti tregon vetëm historitë ku del vetë mirë,

Epo ctë bëj unë që ti s’mban mend, po atë Dyqanin e Çifutes te Pazari i Ri e mban mend?

Jo as këtë nuk e mbaj mend,

Ka qenë një kinkaleri dhe quhej Dyqani i Çifutes

Po pse quhej ashtu?

Sepse çifutja që shiste aty kishte numrin e kampit të përqëndrimit të shkruar në krah

Si quhej çifutja?

Fortunia Coel,

Schwartz pse nuk ike në Izrael kur u hapëm në 91?

Ma ke bërë dhe një herë këtë pyetje, tha Schwartzi

Kur ta kam bërë ?

Në 9 dhjetor 1990

E çfarë të thashë?

Më the pse nuk ikën që këtëj o çifut?

Epo po ta bëj prapë, pse nuk ike o çifut?

Unë kam lindur në maternitetin e Tiranës, pse duhej të ikja, tha Schwartzi

Mund të ikje siç ikën të gjithë, thashë unë

Babai im ka lindur në Sarajevë, ne kemi ardhur nga Vjena, ç’a lidhje kishim ne me shtetin e Izraelit, tha Shwartzi

Po Roberti kur vdiq, pyeta unë

Në 2003,

Sa libra ka përkthyer?

20, 30 ndoshta

Kur ka botuar Një qind Vjet Vetmi të Garsia Markezit, unë jam mrekulluar, thashë unë

Ai nuk është përkthimi më i mirë i babait, tha Schwartzi, se e ka përkthyer nga gjermanishtja jo nga origjinali

Po kush është përkthimi më i mirë i Robert Schwartzit, e pyeta

Harku i Triumfit dhe Tre Shokë të Remarkut

Ti Schwartz ç’a shkolle bëre?

Edhe këtë se mban mend, letërsi krahasuese pak poshtë teje

Kemi bërë shkolla kot, nuk na u deshën për asgjë, thashë unë

Ty të ka vlejtur, tha Schwartzi, mësove të shkruash

Unë do shkruaja njëlloj edhe sikur të isha inxhinjer, thashë unë

Ke një problem me trajtat e shkrurtra i ke të gjitha gabim, tha Schwartzi

Mbase, i thashë, por në disa raste i bëj me qëllim

Ika tani se duhet të jem në punë, tha Schwartzi

Nuk do ikësh se s’kemi mbaruar, thashë unë

Do iki se më kërkojnë në Presidencë, tha Schwartzi

Po ç’a bën në Presidencë?

Përkthej, po tani më kërkojnë nga Azerbaixhani

O Schwartz po kujt në planet i duhet se çfarë thotë Presidenti i Shqipërisë në Azerbajxhan që ti dashke të më lësh mua vetëm e do shkosh ta përkthesh në anglisht?

Presidentin e ke patur ti në klasë, tha Schwartzi, ika tani

Ore je mirë apo ke ndonjë problem që nuk rri dot më shumë se 10 minuta me njeri, pak se erdhe gjysëm ore me vonesë po ikën dhe gjysëm ore më herët?

Qenke bërë dhe psikanalist tani megjthëse Sigmund Frojdi është kushëriri im, tha Schwartzi

Po si del ti kushëëri me Frojdin?

Babai ishte nga Vjena dhe e kishte Frojdin kushëri të shtatë

Po mamaja si është?

Mirë, tha Schwartzi, shkoi 90 vjeç

E mbaj mend, thashë unë, bëji të fala

Ika, tha Schwartzi

Prit edhe diçka, je martuar Schwartz?

Ta them një herë tjetër, tani ika vërtet, tha Schwartzi

Ti nuk do vesh kurrë mend, thashë unë, nuk ikën kur duhet dhe ikën kur s’duhet

Tags: ben blushiEdvin Schwartzipresidence

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Shtetet e Bashkuara do të emërojnë ambasadorin e parë të Arktikut

Kaloi në anën e rusëve, dalin pamjet kur eleminojnë zyrtarin "tradhtar" ukrainas (VIDEO)

Rusia pezullon lëshimin e pasaportave biometrike







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dy vëllezërit nga Laçi paraqiten në urgjencën e QSUT-së, njëri me plagë në këmbë nga arma …

by mirseda
10:54 | 05/06/2026
0

Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues...

Zbulohet skandali! Vrau me kallashnikov policin dhe plagosi kolegun e ti Perfitoi nga AZHBR…

10:24 | 05/06/2026

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

09:25 | 05/06/2026

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com