Ndryshe nga zërat në Kuvend që trondisin opinion publik me deklarata, të cilat jo gjithmonë merren të mirëqena, ka edhe nga ata deputetë të cilët shfaqjet e tyre i kanë të rralla. Një ndër to është edhe Rrahman Rraja, i cili në kohë reale u kthye në kryefjalë të ditës, për shkak të çështjes së të birit. Jo vetëm politika, por edhe media e ktheu në ushqimin e ditës. Ai nuk gëzonte aspak famë, e po kështu as nuk ishte promovuar si shumë personazhe të tjerë. Statusi i tij, ndonëse publik, nuk të sillte ndërmend imazhin e deputetit, pasi ndryshe nga kolegët e tij, ai nuk ka diskutuar publikisht ose në rrjetet sociale, sikundër ndodh rëndom.
Mjaftoi një postim nga ana e ish-kryeministrit Berisha, për të hedhur “shashkën” e radhës. Ish-kryeministri bëri publik një denoncim të fortë në profilin e tij në Facebook, teksa citonte se djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, ka dhunuar një vajzë, ndërsa ngjarja është fshehur. Po kështu, në denoncimin e bërë te ish-kryeministri thuhet se familjes së vajzës po i bëhet presion, në mënyrë që të heshtin.
Krimi i shëmtuar
“Narkopolicia fsheh me urdhër të Edvinit, përdhunimin e një vajze nga djali i deputetit të narkopartisë. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb
“Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman Rraja ka dhunuar një vajzë me mbiemër Maloku nga fshati Zezë i njësisë administrative nikel. Vajza ka berë denoncim në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe i është deleguar për veprime policisë së rajonit F.Kruje.
Policia F. Krujës ka thirrur vajzën dhe ka manipuluar denoncimin duke i bërë akt pajtimi, por vajza ka shkuar në zyren e shcb Durrës e ka ri bërë denoncim dhe çështja ka ardhur përsëri në policinë e F. Krujës. Në rajonin e policise F.Krujë punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim Rraja.
Inspektori i krimeve dhe opgj janë nën presion e trysninë e deputetit Rrahman Rraja e të kry të bashkisë Artur Bushi dhe vëllait të deputetit Xhelal Rraja qe është drejtor i postës Krujë e ndërhyrjes së taulant balla kanë bërë të mundur mos ndalimin e djalit të deputetit dhe çeshtja ka shkuar në prokurinë e Krujes në heshtje. Vajza e familja e saj janë nën presion psikologjik e dhunë verbale”, shkruante Berisha.
Djali i deputetit rrëmbeu dhe përdhunoi një vajzë në Krujë. Dosja u mbyll me ndërhyrjen e Taulant Ballës
Rrahman Rraja ishte një personazh që nuk i ndjehej zëri, derisa një oficer policie e denoncoi publikisht se është kërcënuar me armë për të mos arrestuar djalin e tij. Ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu pretendon se shtetasi Rexhep Rraja (djali i deputetit), ka dhunuar një vajzë nga Nikla (fshati ku jetojnë të dy) dhe nën kërcënimin e armës, e ka detyruar të tërheqë denoncimin. Po kështu Nuhu pretendon se në zyrën e tij, kanë shkuar Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja, dhe nën prezencë të tyre, vëllai i Rrahmanit i ka vënë pistoletën në kokë, për të mos arrestuar djalin e deputetit. Të gjitha këto janë hedhur poshtë si nga Rraja ashtu dhe nga Taulant Balla.
Ish-oficeri i policisë gjyqësore dhe nënkomisari Emiliano Nuhu, një ditë më parë, në një intervistë ekskluzive për gazetarin investigativ Basir Çollaku, transmetuar në “Shijak Televizion”, hodhi dritë mbi detaje tronditëse në lidhje me shtetasen Xhensila Maloku.
Nënkomisari ka treguar se e reja është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. “Djali i deputetit te PS, Rrahman Rrahja e ka rrëmber Xhensila Malokun, e ka goditur, e ka djegë me cigare. I ka vënë pistoletën në vende të ndryshme të trupit, vajzës i ka rënë të fikët. Deputeti Taulant Balla ka ndërhyrë tek shefi i policisë Fushë-Krujë, e tek kryebashkiaku”, ka deklaruar ish-oficeri Nuhu.
“Vajza Xhensila Maloku ka ardhur tek Komisariati numër 6 në Tiranë, e ka bërë denoncim. Por këtu ka ardhë deputeti Rrahman Rraja, djali i tij, vëllai i tij, Rexhep Rrahja. Ata kanë hyrë në komisariat dhe kanë marrë vajzën nga zyra dhe e kanë nxjerrë jashtë. Këtu shtetasi Rexhep Rrahja e ka fut Xhensila Malokun në makinë dhe i ka thënë që mos bëj denoncim se ne morëm fund, por unë do të vras. I ka vënë pistoletën TT në bark dhe e ka kërcënu. Aty është tërheq, por më pas janë bërë denoncime në komisariatin numër 3”, tha më tej ai.
Hetime nga policia dhe Prokuroria
Shumë pyetje janë ngritur në këtë drejtim; A është rrahur, djegur me cigare e kërcënuar me armë 25 vjeçarja? A u ka shpëtuar prangave ish- dashuri i saj Rexhep Rraja, pasi i ati ka pushtet?
Deputeti dhe skandali
Ai është zgjedhur deputet i Kuvendit në qershor 2017, nga lista e PS-së për zonën e Fushë-Krujës. Edhe pse ka mbi 1 vit në Kuvend, Rraja nuk ka folur asnjëherë. Emri i tij tashmë po lakohet në tërë vendin pëmes këtij skandali.
Akuzat/ Balla: Shpifje që po gatuhet në selinë e PD-së
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është shprehur se PD po bën inskenime të turpshme ndaj deputetëve të PS, dhe se dëshmia e oficerit të policisë po gatuhet në zyrat e Partisë Demokratike.
“Prokuroria të marrë masat e domosdoshme për inskenimin ndaj Babale 1 , brenda godinës së PD është ngritur një grumbull baltosjesh ndaj PS. Sot do bëj publik një rast tjetër, që kanë në qendër të vëmendjes Bashën e Berishën.
Nëse do kishte qëndruar në polici, Vettingu i policisë do ta flakte nga Policia e Shtetit. Prej dy ditësh jam vënë në dijeni të një letre të një ish-oficeri polici, i cili ka braktisur detyrën dhe ashtu si Babalja është larguar nga Shqipëria po me të njëjtin skenar si frymëzuesi. Deklaroj se ndaj këtij personi por dhe personave brenda PD do bëjmë kallzim penal për shpifje të rënda, as nuk kam qenë ndonjëherë në Komisariatin e Policisë, Krujë, as kam qenë në verë në Krujë. Nuk kam qenë kurrë. Edhe është bërë vërtetim që në datat e orët që ky person thotë, kam qenë në takime publike në vende të ndryshme të Shqipërisë”, tha Balla në një prononcim për mediat.
Përdhunimi i vajzës/Basha tregon emrat që duhet të ndëshkohen
Pas intervistës së gjatë të ish-oficerit të policisë Emiliano Nuhu, Basha tregoi me emra se kush duhet të dalë para drejtësisë. Sipas Lulzim Bashës, Rexhep Rraja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, janë personat që qëndrojnë pas këtij skandali, e për këtë duhet të dënohen.
“Mbi të gjitha ky është një krim shtetëror, ndaj para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti çnjerëzor Rexhep Rraja, por edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtjen shtetërore kriminelit: Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, ky i fundit një politikan bandit i zhytur në botën e krimit. Së bashku me ta, para drejtësisë duhet të dalin të gjithë drejtuesit e policisë dhe të prokurorisë që braktisën ligjin, detyrën dhe qytetaren e pafajshme, veçanërisht ata që përndoqën, larguan dhe kërcënuan dhe bënë plane për ta eliminuar nënkomisarin Emiljano Nuhu që u përpoq të luftonte krimin”, deklaroi Basha një ditë më parë.
Balla – Bashës: Shihemi në gjyq
Pas akuzave nga ana e kreut demokrat Basha, se pas skandalit që denoncoi oficeri Emiliano Nuhu, qëndronte Rexhep Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, vjen një reagim nga ky i fundit, i cili e quan këtë histori një “sajesë të ndyrë”.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se gjatë vitit të fundit nuk kishte shkelur në Krujë dhe as në komisariatin e këtij qyteti, i armatosur.
“Une e provoj lehtësisht ku kam qënë atë dite që maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik”, thotë Balla.
Djali i deputetit socialist u shpall në kërkim nga policia edhe një ditë para zgjedhjeve
Në emisionin “Opinion”, gazetari Mentor Kikia ka publikuar dokumentin ku tregon njoftimin e policisë të vitit 2017, teksa shihet se djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja ka qenë me precedent penal edhe më parë.
“Djali i deputetit, është një person me precedent penal, i kërkuar për vepra të tjera penale, është njoftimi i policisë ky që është në kërkim, që nga data 24/06/2017, ndërkohë që ky hynte dhe dilte nga komisariati dhe merrte vajzën”, është shprehur Kikia. Bie në sy që djali i deputetit është shpallur në kërkim një ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit. Kërkimi policor zgjat vetëm 30 ditë nëse Prokuroria nuk kërkon një masë arresti ose zgjatje të hetimeve.
Më poshtë deklarata e pasurisë e vitit 2017: