Moderatorja Marina Vjollca prej një kohe të gjatë i ka munguar ekranit, e po kështu nuk ka lajmëruar për një projekt të ri.
Gjatë kësaj kohe është përfolur shpesh se Marina do rikthehej me emision të ri, po kjo nuk ndodhi, dhe shkak sipas raportimeve në mediat rozë ishte Getoari.
Ky i fundit, teksa ishte i ftuar në “Xing me Ermalin”, deklaroi se Marina është shumë selektive.
“Na ka dalë nami kot, por nuk është ashtu. Unë me Marinën jemi tipa njësoj në këtë pikë, prandaj e kemi gjetur njëri-tjetrin. Ajo është tip që zgjedh, e ka të vështirë të vendosë, ka atë kokën e vet”, u shpreh Geti.